As kam patur deshire ndonjehere te cik sado pak Z. Pandeli Majko.
Por ndodh qe per arsye te pozicinit politik dhe te perfaqesimit qe kryej te preken probleme te Emigracionit e Diaspores dhe pse ende nuk kam folur per problemet e medha ne Trojet Etnike, Emigracion, Mergate, Ngulime e Diaspore por do degjohem ne ditet ne vijim. Ndodh qe ministri qe mbulon keto probleme e Personaliteti z. P. Majko.
Por cerka qe ka hedhur Z. Majko si Deputet i PS ne Telegraf.al prek jo vetem ata qe jane blere por dhe ne Deputetet e ndershem qe s’kemi pare gje akoma nga ajo blerja me cmimin e tregut qe e perhapen vet socialistet para 5 muajsh.
I zene ngushte si i zene ne faj detyrohem qe te pohoj se me pohimin qe ka bere Z. Majko eshte ai i zene ne faj.
Keshtu qe i kerkoj dy gjera njeren prej te cilave moralisht duhet ta bej.
Nje. Ose duhet te leshoj funksionin e Ministrit te Diaspores ku problemet gjithnje e me shume menderosen nga perfaqesuesit shteteror shqiptar; disa aktivitete e atdhedashuri jashte Atdheut realizohet nga vet deshira idealiste dhe atdhetare e vullnetare e disa bashkkombasve te nderuar.
Dy. Ose duhet te me jap dhe mua pjesen e blerjes me cmimin e tregut. Dhe une per te treguar se sa idealist, sa Atdhetare e sa i sinqert jam ato pare do ti perdor jo per veten apo per te permiresuar kushtet mizerabel ku jetojne femijet e mi per shkak te prostotucionit politik qe bene nje perfaqesuese zero e PS. Por do ti perdor per te mbajtur hapur shkollat shqipe jashte Atdheut. Do ti perdor per te furnizuar me gjithshka e qe te veprojne si te pavarura shkollat shqipe ne Kosoven Lindore ( Lugina e Presheves-PMB), shkollat ne Sanxhak e Pazar te Ri e sigurisht Shkollat Shqipe ne Cameri dhe Shqiperine e Poshtme. Do beja gjithshka per te mbajtur hapur shkolla shqipe ne Ukraine, Rusi, Siri, Rumani, Bullgari, Turqi, Argjentine, etj e do i mbaja prrjetesisht te lidhura me Token Meme.
Zoti minister i Diaspores para se te tregosh emrat e deputeteve te blere duhet te zgjedhesh nje nga kerkesat e mesiperme. Une te njoh politikisht te moralshem. Morali e kerkon te zgjedhesh nje nga ato me siper. Here tjeter te mos i futesh te gjithe ne nje corbe. Une jam i paster e nuk jam blere nga askush.
Une i detyrohem vetem Atdheut tim dhe per te jam gati per gjithshka. Jap dhe jeten.
Sepse jeta ime pa Atdheun nuk ka kuptim.
Une jam i blere vetem nga Atdheu im, nga Shqiperia Ime!
KOSTAQ PAPA Deputet demokrat
Burimi/Facebook


Leave a Reply