Ej, sinqerisht këto ulje-ngritjet e temperaturave, nuk qenkan asgjë karshi nxehjes “së gomave” që po bëjnë politikanët, për të afruar drejt një date, e cila, nuk është cështja se ndan shapin nga sheqeri, por cfarë sheqeri do të na servirë…se mos e ka të djegur. (Duke parë edhe vetë këtë fjali të stërgjatë, ilustroj cfarë thashë më lart, se po na coroditet mendja).Këto përplasjet me urdhëra, të cilët “po prostituojnë veten”, janë paralajmërim i qartë se ajo 30-ta, kam frikë se do të na bëjë të shkojmë nëpër qoka për të 40-tat (if you know what I mean).
Sikur të kishte Shqipëria nja 3-4 si Voltana Ademi, do e kishim bërë Shqipërinë… gjithë bicikleta e pedonale….Po të duash, e them edhe që do ia kishim fut Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, rrezik edhe Greqisë, për nga “përballimi” qeveritar.
E vërtetë është edhe se edhe moda e të mos rruarës, ka krijuar një lloj ngërci tek “berberët zanatcinj”, ndaj edhe kemi situatë “leshi”. Sepse dreqi ta hajë, mos e rruaj këtej, mos e rruaja ndej, u bëmë si këmbët e parruara të dhisë. Kuptohet që dashamirësia e disave për të këmbyer votën me ndonjë 200-çe, meqë kishte sebep fejese, nuk duhet keqkuptuar, sic edhe nuk duhet të merret për ters, nëse ndonjë tip e kap ndonjë transferim në ndonjë komisariat bulqizak. Këto janë gjona të vogla, edhe pse të përhapura masivisht. Por ne jemi mësuar që gjithcka ta kalojmë me ndonjë “ç’i dhjet tëmën”…prandaj, këtë të bëjmë, as më shumë e as më pak. Ndryshe, murit me kokë.
Edhe nuk është cështja se nuk e kemi kokën më të fortë se betoni, por nuk po dimë kush është muri i duhur për t’i rënë…sepse nuk mund t’i biem cdo muri, derisa të zbulojmë cili është “i duhuri”. Ndërkohë që koha kalon, se nuk merret me zgjedhje e me përgjime, stinët e kanë biletën njëkalimshe gjithashtu, ndërsa ne, presim me sy të buhavitur nga molotovi ose gazi lotsjellës, e bëjmë llogaritë e të tjerëve, për t’u mbushur mendjen sho-shoqit, që X është xhanan burrë, ndërsa Y, është një legen që s’bëhet më.
Për dreq, sot është edhe dita e parë e solsticit veror, pra zyrtarisht dita e parë e verës. Gëzuar ditën e verës! Pa “ç’i dhjet tëmën“ për të tjerat!
/Reagoj për Shkodrën/
Leave a Reply