
Harrojeni palestrën dhe provoni shkallët apo çdo lloj aktiviteti me ritëm të ulët si pastrimi i gjetheve apo korrja e barit, të cilat sjellin të njëjtat benefite sa dhe të shkuarit rregullisht në palestër. Ky është sugjerimi i një studimi të fundit në Universitetin e Oregone në Amerikë. Ushtrimet e lehta si të ecurit teksa flisni në telefon, ngjitja apo zbritja e shkallëve, ndihmojnë në uljen e riskut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, presionit të gjakut dhe rritjes së kolesterolit. Profesor Brad Cardinal, ekspert në fushën e sportit dhe ushtrimeve, thotë se ngjitja e shkallëve apo një ecje e shkurtët, apo thjesht pak lëvizje, janë mënyra natyrale të të ushtruarit. Bërja e aktivitetit fizik një mënyrë jetese, është më pak shpenzuese sesa anëtarësimi në një palestër të shtrejntë. Njerëzit që janë në lëvizje janë më të shëndetshëm. Cardinal sugjeroi se në vend të shëtitjes me makinë, mund të përdorni biçikletën ose të ecni. Kjo është një mënyrë e të jetuarit shëndetshëm.
Metropol
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply