Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë pranë kësaj gjykate, ka vendosur sekuestro konservative për një hotel 5-katësh në plazhin “Pllakat” të Sarandës, pronë e shtetasit shqiptar K. D, i dyshuar nga autoritetet e shtetit gjerman si i përfshirë në veprimtarinë kriminale të vjedhjes në vlerë rreth 3.1 milionë euro. Prokuroria e Krimeve të Rënda, në zbatim të kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve gjermane të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë së Mynihut, ka ofruar mbështetjen në hetim, si edhe ka kryer veprime proceduriale në prani të ekspertëve të huaj. Në objektin e kërkesës së letërporosisë kërkohej konfiskimi i aseteve si dhe ushtrimi i kontrollit dhe sekuestrimit të sendeve në kuadër të proçesit hetimor kundër shtetasit K. D. Nga studimi i akteve ka rezultuar se Prokuroria e Mynihut në Gjermani është duke kryer hetime lidhur me shtetasin shqiptarë K. D, lindur dhe banues në Sarandë si dhe për disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe gjermanë, si të dyshuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjes së pasurisë më shumë se një herë dhe në përmasa të mëdha në kuadër të një bande kriminale.
Metropol
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply