Me kalimin e viteve martesa pas të 30-tave është bërë një tendencë gjithnjë e më shumë në rritje.“Një nga trendet globale që po vihet re në shumicën e dokumenteve është vonesa në martesë, veçanërisht në mesin e klasave më të arsimuara të njerëzve, dhe veçanërisht për gratë” – thotë studiuesja dhe pedagogia Nancy Smith-Hefneir në Yogyakarta, Indonezi. Ditët e sotme gratë e reja dëshirojnë të përfundojnë arsimin e tyre dhe të përmbushin karrierën para se të angazhohen.Diane Singerman, profesoreshë e asociuar në departamentin e qeverisjes në Universitetin Amerikan të Uashingtonit, shpiku termin “waithood” në vitin 2008, pas studimit të të rinjve në Lindjen e Mesme. Në konceptimin e saj, termi lidhet me të dyja gjinitë dhe është një rrënjë ekonomike. Në shumë vende, siç është Egjipti, martesa është shumë e shtrenjtë për tu menaxhuar nga të rinjtë, ndërsa ideja e të pasurit fëmijët jashtë bashkimit formal nuk është ende e pranueshme nga shoqëria.Kjo lloj pritje mund ti ‘godasë’ fort meshkujt e rinj: Shkalla e lartë e papunësisë dhe pagat e ulëta kombinohen së bashku dhe i mbajnë meshkujt larg angazhimeve dhe krijimit të familjes. Edhe në vendet ku jetesa nuk është e shtrenjtë, normat e lindshmërisë po bien: Marcia Inhorn, një profesoreshë në Universitetin e Yale, përmend Greqinë, Spanjën dhe Francën se si po përballen me problemet e lindshmërisë që lidhen me moshën, pjesërisht për shkak se të rinjtë nuk mund të përballojnë angazhimet e moshës së rritur, të tipit vendi për të jetuar.“Pse njerëzit po heqin dorë nga martesa, pse koha për tu martuar po bëhet gjithnjë e më e gjatë në mbarë botën dhe pse ekzistojnë vonesat në lindjen e fëmijëve? Për vende të ndryshme ka arsye të ndryshme megjithatë është kthyer në një trend global “ -thotë Inhorn. “Sidomos tani që gratë po rriten në mënyrë edukative në mbarë botën, shpesh duke tejkaluar arritjet meshkujve”.Por nuk është vetëm edukimi universitar që po i bëjnë gratë të presin. Një studim i kohëve të fundit i shumë vendeve nga Afrika Sub-Sahariane zbuloi se edhe kur femrat nuk kishin marrë shumë arsimim formal, ata kishin gjasa të vononin martesën nëse gratë e arsimuara rreth tyre po e bënin këtë. Shumë prej tyre nuk po presin moshën 30-vjeçare; por ato po dalin kundër modelit tradicional të martesës në adoleshencë, duke dashur që në vend të kësaj të fitojnë një përvojë jetësore së pari.Shumica e femrave, pavarësisht sa të arrira janë në karrierë kërkojnë që partneri i jetës të ketë të ardhura më shumë ose të barabarta me to. Kjo nuk është domosdoshmërisht e drejtë, por është thellësisht e rrënjosur, e lidhur me idetë tradicionale të maskulinitetit.Zgjedhja, aksidenti apo një kombinim i të dyjave ka bërë që femrat e arsimuara dhe ambicioze po e gjejnë veten të paaftë për të gjetur bashkëshortin që duan në kohën që po kërkojnë. Nuk është për shkak të mungesës së përpjekjes. Llojet e burrave, të cilët janë të gatshëm për të nisur jetën familjare, për tu angazhuar, me nivele të larta arsimi dhe ambicie, nuk janë aq të shumtë në numër.Megjithatë nëse jo martesë, shumica e njerëzve duan të paktën “një partneritet shumë të sigurt të përkushtuar dhe monogam” para se të sjellin fëmijë në botë – thotë Inhorn. “Derisa kjo ide të ndryshojë mendoj se kjo çështje do të jetë një problem global”.
zeriishqiptarit.com


Leave a Reply