Fenomeni i gjakmarrjes ne Shqiperi vijon te terheqe vemendjen e mediave te huaja, te cilat poi kushtojne jo pak hapesirave kesaj plage mesjetare. Kete radhe eshte Britanikja “Daily Mail” qe ka realizuar nje reportazh mbi fenomenin e gjakmarrjes ne Shqiperi, ne qender te te cilit ka vendosur 3 femije qe nuk e kane shijuar asnjehere jeten jashte mureve te shtepise.

“Vellezerit Zefi, 12 vjeç, Marseli, 7 vjeç dhe Marsela, 9 vjeç nuk i kuptojne dot kenaqesite e thjeshta te nje femijerie te zakonshme. Ata nuk shkojne ne shkolle ose te vizitojne miqte, madje per ta te luash futboll rreth kopshtit te shtepise, eshte krejtesisht e paimagjinueshme.” – keshtu nis shkrimi i botuar sot ne “Daily Mail”.
“Keta femije kane kaluar tere jeten te mbyllur, brenda shtepise se tyre ne fshatin Bardhaj, pak metra larg qendres se Shkodres. Ata jane te burgosurit e gjakmarrjes, e cila e ben daljen tyre jashte shume te rrezikshme. Keta femije jane ne mesin e 900 femijeve te tjere qe qendrojne te fshehur ne shtepite e tyre per te shmangur gjakmarrjen, ne baze te kodit te lashte te njohur si Kanuni, i cili i jep te drejte nje personi te vrase dike ne shenje hakmarrje per nje vrasje te mehershme.” – vijon shkrimi.
Sipas “Daily Mail”, vrasjet sipas Kanunit, njihen si gjakmarrje, dhe eshte e ngjashme me traditen italiane te gjakmarrjes. Kodi vlen per te dy besimet, te krishteret shqiptare dhe ata myslimane, dhe rregullon te gjitha aspektet e jetes, duke perfshire krimin, familjen, martesen, trashegimine e pasurise, demet si dhe sjelljen personale apo ate sociale.
Gjate kohes se diktatures, thuhet se Kodi ishte inekzistent, ndersa ai u rikthye pasi Shqiperia nisi luften e saj per tu bere nje vend me demokraci moderne dhe te begate. Shume njerezve u mungon besimi ne sistemin e drejtesise dhe perpiqen ta vendosin vete ate. Ne shkrim theksohet se jane angazhuar mesues, te cilet shkojne tre here ne jave ne shtepite e te ngujuarve, ne menyre qe ata te pakten te mund te marrin njohuri ne arsimin baze.
http://shkodra.ws/lajme
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply