Ora inteligjente “Apple Watch” është e aftë të gjurmojë rrahjet e çrregullta të zemrës.
Kështu thotë një studim i bërë së fundmi, megjithatë ekspertët deklarojnë se duhet bërë më shumë që pajisja të identifikojë problemet me zemrën.
Mësohet se studimi i kryer nga Universiteti i Stanford, ishte financuar nga “Apple” për të identifikuar A-fib, dhe pjesë e tij ishin afro 419 mijë përdorues të orës.
Në mesin e të paralajmëruarave, diagnoza nuk ishte perfekt. Vetëm ⅓ e tyre dolën nga monitorimi me EKG pranë një doktori se kishin fibrilim atrial.
A-fib ka prirjen të shfaqet dhe të largohet por gjatë testimit me EKG, nëse ora identifikonte A-fib, në 84% të rasteve ishte edhe në grafikun e EKG-së.
“Apple Watch” cilësohet si një hap përpara nga ekspertët, pasi me përparimin e teknologjisë, një ditë mund të prodhohen pajisje që mund t’u shpëtojnë jetën njerëzve.
Shekulli


Leave a Reply