“Në 24 orët e para kemi fshirë në mbarë botën 1.5 milionë video të sulmeve, ku 1.2 milion janë bllokuar gjatë ngarkimit…”
Kjo ishte deklarata e bërë sot nga “Facebook” lidhur me pamjet e sulmeve ndaj xhamisë në Zelandën e Re, të cilat kanë pështjelluar gjatë 24 orëve të fundit rrjetin.
Gjigantët e rrjetit social kanë gjurmuar po ashtu edhe shumë versione të edituara të videove që nuk përmbajnë përmbajtje grafike për respekt të njerëzve të vrarë në xhami.
Sot numri i të vdekurve si pasojë e masakrës që tronditi botën arriti në 50. Kujtojmë që atentatori sulmoi me armë zjarri dy xhami gjatë të premtes, ndërkohë që besimtarët faleshin.
Ai e transmetoi drejtpërdrejtë të gjithë sulmin në “Facebook” për afro 17 minuta, falë një aplikacioni të krijuar për entuziastët e sporteve ekstreme.
Shekulli


Leave a Reply