Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka deklaruar se beson se do të zgjidhet kriza politike në Maqedoni.
“Besoj se pushteti dhe opozita në Maqedoni do të zgjidhin mospajtimet. Mbrëmë në Shkup kam biseduar me kryeministrin, presidentin dhe liderin e opozitës LSDM për çështje të rëndësishme në shtet dhe detyrimet që ka si vend kandidat për anëtarësim në BE për të nisur negociatat me Komisionin Evropian”, deklaroi evrokomisioneri Fyle sot gjatë qëndrimit të tij në Strasburg.
Fyle nuk ka dhënë detaje të tjera mbi qëndrimin e djeshëm të papritur në Shkup dhe agjendën e zgjidhjes së krizës politike.
Evokomisioneri dje mbërritur pa asnjë paralajmërim duke takuar presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe liderin e opozitës LSDM, Branko Cërvenkovski. (INA)
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply