Nëse jeni lloji i personit që e përdorë folien e aluminit për
ta mbajtur skarën e pastër, atëherë kemi disa lajme të këqija për ju –
siç duket, metali mund të transferohet nga folia në ushqimin tuaj.
Këto nuk janë lajme të mira për trupin tuaj, pasi që dozat e mëdha të
aluminit ndërlidhen me sëmundjet si osteoporoza dhe Alzheimeri.
Gjithashtu, disa studime e kanë ndërlidhur përqindjen e lartë të
aluminit në trup me sëmundjet e eshtrave dhe të veshkave, transmeton
Telegrafi.
Organizata Botërore e Shëndetit tregon se 40 miligramë janë sasi e
përsosur për të konsumuar metal, por një studim i kryer nga hulumtuesit
në Universitetin Amerikan të Sharjah kanë treguar se ushqimi i gatuar në
folie të aluminit përmban gjashtë herë më shumë të asaj sasie, ku
thuhet se një porcion i mishit të gatuar përmban mbi 400 miligramë
metal.
Trupi i njeriut mund t’i përballojë sasitë e vogla të metalit, por
problemi është që të gjithë ne e kalojmë këtë sasi duke konsumuar
ushqime si kokoshkat, djathi i verdhë, çaji etj. /Telegrafi/


Leave a Reply