Kujtoni adoleshencën tuaj
Megjithëse mund të duket si një situatë paniku se çfarë është duke bërë fëmija juaj me jetën e tij, se kjo është shumë shpejt për të, mundohuni të kujtoni ç’keni bërë ju gjatë adoleshencës suaj. Të jeni të sigurt që do t’ju duket sikur po shihni të shkuarën në pasqyrë.
Vendosni kufij
Adoleshentët mund të jenë shumë të përfshirë në këtë zbulim të tyre të ri saqë mund të lënë gjithçka pas dore, ndaj duhen vendosur disa rregulla që edhe mund t’i harrojnë, si shkollën, shtëpinë dhe pasione të tjera të tyre.
Bëhuni gati për krizat e xhelozisë
Një pjesë e madhe e prindërve në fakt kanë një problem të madh që lidhet me xhelozinë që ata ndjejnë në raport me te dashurit e fëmijëve. Qetësohuni, askush nuk e vjedh dot dashurinë e tyre për ju.
Flisni me miqtë
Për të njohur më nga afër problemet e të rinjve në marrëdhëniet e para, mund të flisni me fëmijët e miqve tuaj, por gjithashtu dhe me miqtë tuaj, për të parë se si ata e kanë përballuar këtë risi në jetën e tyre. Një ide e mirë është të inkurajoni fëmijët tuaj të flasin me miq më të mëdhenj në moshë.
cna.al
Leave a Reply