Një herë më arrestuen natën e Krishtlindjes. Menduen se ma në fund do të më mposhtëte disprimi. Po Zoti më erdh ma pranë se kurrë: ma shndërroi birucën në Shpellë Betlemi e më dha hirin me e kremtue aty Meshën Shenjte. E ashtu si Shpella dymijë vjet ma parë, biruca u mbush me dritë, sepse unë isha aty pikërisht për Atë që vinte përsëri mes nesh atë natë të acartë. Mbi kashtë, si unë! Si unë tue u dridhë. Si unë në shoqni të shtazëve!
Po kur Zoti ishte i pranishëm, biruca sikur shkëputej nga kjo botë, që për mue ishte ba ferr. Atëherë më vijshin mendime, që po t’i kisha shkrue aty për aty, do të kisha realizue një libër të çuditshëm, të pashkruem ndonjë herë. Po aty ku isha, shkruhej me shkrojla gjaku.
Me këtë dëshmi nga Dom Simon Jubani ju uroj gëzuar Krishtlindjen!
Slået op af Dom Artur Jaku i Mandag den 24. december 2018


Leave a Reply