Një tjetër ciklon i afrohet Uraganit të protestave të studentëve…. Ajo e jelek – verdhërve, në lidhje me rritjen e çmimit të naftës. Kryeministrit Rama, i ka dalë situata nga kontrolli. E ka të pamjaftueshme kohën për ti dhënë zgjidhje gjëndjes së krijuar për shkak të keqqeverisjes së tij.
Ai, e kishte shansin dhe mundësinë, të gjithë kohën e mjaftueshme për të reflektuar dhe arsyetuar në këto vite të drejtimit të qeverisë, për të dëgjuar dhe vlerësuar seriozisht zërin qytetar, atë të grupeve të interesit.
Të qeverisës me arrogancë e mëndjemadhësi duke e shpërfillur sovranin me cinizëm, është një shaka që nuk mund të përtypet lehtë, është një lojë e rrezikshme për çdokënd që mendon se ka fuqinë e një demoni dhe e ndjen veten i ZOT e të paprekshëm….!
Protesta e studentëve në vetvete, nuk është vetëm një revoltë e pakënaqësisë dhe e kushteve të vështira ekonomike që ata kanë, e jetesës mizerabël nëpër konvikte, e tarifave të larta të shkollimit të tyre, e korrupsionit dhe e mitmarrjes në universitete.
Është shumë më tepër se kaq! Është protesta e lakut të varfërisë që qeverisja kakistokrate i’a ka hedhë në qafë popullit duke e rrjepur deri në qindarkat e fundit.
Është protesta e prindërve, baballarëve dhe nënave, e gjysheve dhe gjyshërve, e motrave dhe vëllezërve të tyre, e të drejtave dhe lirive themelore që u janë shkelur e nëpërkëmbur hapur, për një jetë të dinjitetshme, për të cilat nuk kanë mundur tu dëgjohet zëri, prej verbërisë dhe arrogancës së pushtetit dhe një qeverisje luksokrate.
Kjo që po ndodh sot, është protesta më e pastër dhe më e vërtetë e një gjenerate të re, që i përket së ardhmes evropiane, kundër një të shkuare kriminale dhe nepotike, kundër një sistemi shoqëror të vjetër e të degraduar, e kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni politik dhe administrativ.
Studentët, sot janë grupimi më i madh komunitar që gëzojnë simpatinë dhe respektin e të gjitha shtresave të shoqërisë, ngase ata janë të pastër si kristali, janë të zhveshur nga të gjitha interesat e ngushta, nga komplekset e inferioritetit e meskinitetit që i pjell një shoqëri e varfëruar prej idealeve dhe aspiratave, nga një klasë politike e bërë pisë dhe e korruptuar.
Ndaj, të dashur student, mos lejoni të përdoreni politikisht, shtrëngoni fortë njëri tjetrin dhe çojeni deri në fund kauzën tuaj të drejtë dhe fisnike.
Askush nuk do të ketë fuqinë ta ç’bëj atë që sapo keni nisur. Askush nuk do të mund të shuaj dritën që do të ndriçojë të ardhmen tuaj të sigurtë. Gjithmonë, nëse ju do ti qëndroni besnik bindjeve tuaja dhe të rezistoni deri në fund e të vendosur! Zoti Ju Bekoftë!


Leave a Reply