Pas procedimit penal nga policia, ka reaguar Robert Aliaj. Ai deklaroi se procedimi ndaj tij bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve.
Aliaj thekson se dje nuk ka qenë fare në protestë, duke shtuar se kjo bëhet për t’i njollosur emrin.
“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. Është absurde, sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore.
Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”, deklaroi ai.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply