Një tërmet me intensitet prej 4 ballë sipas shkallës së Richterit, që është ekvivalente me shkallën e VI të shkallës makrosizmike europiane MSC, ka goditur pjesën jugore të Maqedonisë, në ora 22.50 minuta, që ka shqetësuar banorët edhe të rajoneve të Maqedonisë juglindore dhe jugperëndimore.
Sipas informacioneve të para epiqendra e tërmetit ishte 18 km larg Manastirit, ku edhe ka qënë intensiteti më i theksuar në malin Baba, informon agjencia e lajmeve INA.
Tërmeti ka shqetësuar edhe një numër të konsideruar të banorëve të Ohrit e Strugës, por nuk ka njoftime për kurrfar dëme materiale në këto dy qytete-komuna.
Sipas ekipit kujdestar në Institutin Zizmologjik, aparatet e Opservatorit sizmologjik pranë fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, me rrjetin e stacioneve telemetrike në Vallandovë, Ohër, Manastir, Krushevë dhe Shtip, sot më 19 janar 2013, në ora 22.49 minuta, kanë regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 18 km larg Manastirit në rajonin e malit Baba.
Dragana Cernih, nga qendra për oservimin e qendrave telemetrike nga Instituti sizmologjik, pranë Fakultetit të Shkencave natyrore në Shkup, ka pohuar se gjatë natës do të grumbullohen të gjitha informacionet relevante, për sa i përket intensitetit në epiqendër dhe shtrirjen e izoseizteve të manjitudës në sipërfaqe.
Sipas njohurive të gjertanishme, tërmeti është ndier edhe në Ohër e Strugë me rrethinë me intensitet të shkallës relativisht të ulët sipas Shkallës makrosizmike europiane-1998, (shkallë e cila është vendosur nga I-XII, për matjen e intensitetit, ndërsa manjituda matet sipas shkallës së Richterit (Charls Richter i cili që më 1935 ka përcaktuar dhe definuar matematikisht manjitudën si masë energjetike të tërmetit). (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply