Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka paralajmëruar sot një sërë portalesh të cilat nuk janë regjistruar. Nisma në fjalë, për të zyrtarizuar median online, bëhet në të njëjtën periudhë që kryeministri Rama ka nisur një fushatë antishpifje.
AKEP njofton se në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, të gjitha subjektet e regjistruara si portale online, duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.
Në një njoftim për mediat, institucioni ka nxjerrë listën me 44 portale që duhet të regjistrohen si biznese të rregullta. Ato duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.
1 24-ore.com
2 360grade.al
3 Albpress.org
4 Alpenews.al
5 Argjirolajm.net
6 Botasot.info
7 Diell-online.al
8 Durreslajm.al
9 ekskluzive.al
10 eperditshmja.com
11 Exit.al
12 Folshqip.al
13 gazetaimpakt.com
14 Hashtag.al
15 Ina-online.net
16 InfoElbasani.al
17 infopasqyra.com
18 Insajderi.com
19 Javanews.al
20 Korrieri.org
21 Lajme.net
22 Lajmeonline.al
23 Lajmi.net
24 Lajmifundit.al
25 Liberal.al
26 Noa.al
27 Opinion.al
28 Opozita.com
29 Orikuminews.com
30 Pacensure.com
31 perqasje.com
32 Politiko.al
33 Publik.live
34 Reporter.al
35 Respublica.al
36 Sarandaëeb.net
37 Shqiperia.com
38 Skandal.al
39 Sovrani.info
40 Superligash.com
41 Tesheshi.com
42 Tiktak.al
43 Tpz.al
44 Zjarr.tv
Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online, në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al.
Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
tiranatoday.com


Leave a Reply