Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Lezha ka theksuar se vetëm në muajin gusht kanë hyrë në vend plot 1 milion e 345 mijë turistë.
Sipas tij, ka një rritje më shumë se 20%, duke e krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar.
“Sipas informacionit që kam nga Ministria e Brendshme, për muajin gusht kanë hyrë në vend 1345000 turistë. Dhe sipas ligjit shqiptar për turizmin, turist quhen ata të huaj që vijnë dhe rrinë mbi një ditë në Shqipëri”.
Gjithashtu ai është shprehur se brenda vitit 2021, është një sfidë për të sjellë mbi 10 milionë turistë në vend.
Vizion Plus


Leave a Reply