Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare ish-hetuesi Shyqyri Çoku. Çoku është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit, dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.
Shyqyri Çoku ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë. Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike.
Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë.
Vizion Plus


Leave a Reply