Një 47 vjeçar i paralizuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që kaploi dhomën ku ai ndodhej, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Viktima ndodhej i vetëm në shtëpi, në kohën që shtëpia u kaplua nga flakët.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ndryshe, për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.
“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit” ka shkruar Jashari.
http://gazetametro.net


Leave a Reply