Për nder të mbi 7 mijë viktimave hebrenj të deportuara nga Maqedonia, me të gjitha nderimet më të larta shtetërore është hapur Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni.
Shembulli i familjes Halili nga Ostreci i Manastirit, e cila strehoi Moisi Sarieskin me të ëmën, nuk është i vetëm. Shoqata e miqësisë së Kosovës me Izraelin-“Dr. Naim Arbavanel” është në kërkim të familjeve shqiptare nga Maqedonia, që kontribuan për mbrojtjen e hebrenjve nga dërgimi në kampet e përqendrimit
Ibadete ARULLAU
Shkup – Për nder të mbi 7 mijë viktimave hebrenj të deportuara nga Maqedonia, me të gjitha nderimet më të larta shtetërore është hapur Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni. Në QMH përgjithmonë do të pushojnë hinoret e hebrenjve të vrarë nëpër dhoma gazi nga nazistët. Nga Manastiri, Shtipi dhe Shkupi, siç thanë organizatorët, në kushtet e okupimit të Maqedonisë nga pushteti Bullgarë, më 10 dhe 11 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë janë tubuar mbi 7000 hebrenj në objektin e Monopolit në Shkup, i cili asaj kohe shërbente si kamp përqendrimi për t`u bartur pastaj në kapet e përqendrimit në Poloni.
Në ceremonialin e hapjes së Qendrës Memoriale të Holokaustit për hebrenjtë e Maqedonisë mori pjesë kreu shtetërorë, personalitete nga rajoni e më gjerë, presidenti shqiptar Bamir Topi, ai malazez Filip Vujanoviq, kori diplomatik si dhe zëvendëskryeministri i Izraelit Moshe Jallon.
Shqipëria si “tokë e premtuar”
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Shoqatës së Miqësisë së Kosovës me Izraelin-“Dr. Naim Arbavanel”. Aktivistja e kësaj shoqate, Gjangyl Iljazi, sqaron se kjo shoqatë aktivitetin e saj e ka koncentruar në gjetjen e familjeve shqiptare, të cilat i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë e asaj kohe, për cilat interesim ka shfaqur Muzeu i Holokaustit në Jerusalem.
Ndërkaq, shqiptarët njihen si i vetmi popull në Ballkan që ka mbrojtur hebrenjtë e asaj kohe nga nazistët. “Shqiptarët duke rrezikuar veten shumë, kanë përgatitur dokumente false për largimin e hebrenjve nga Kosova drejtë Shqipërisë, prej nga një pjesë e tyre ka vazhduar rrugën për në Amerikë. Në mënyrë të fshehtë përplot me rreziqe shqiptarët u kanë ndihmuar hebrenjve që vinin nga Serbia, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Bullgaria etj., drejtë “tokës së premtuar” që atëherë ishte Shqipëria”, shprehet Gjangyl Iljazi, aktiviste për gjetjen e familjeve shqiptare që kanë mbrojtur bashkëqytetarët e vet hebrenj. Ajo është në kërkim edhe të familjeve shqiptare nga Maqedonia, të cilat me humanzmin dhe bujarinë shqiptare nuk ka dorëzuar hebrenjtë. Shoqata jonë, thotë ajo, grumbullon faktografi, dëshmi dhe rrëfime nga hebrenjtë që ende jetojnë, sepse kështu kërkojnë zyrtarët nga Jerusalemi, të cilët edhe japin shpërblimin-“Fisnikët e Botës, për ata që kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Deri tani kemi 18 familje shqiptare nga Kosova që kanë strehuar hebrenjtë, një ndër to është familja e Asllan dhe Mustaf Rizniqi nga Deçani. Nëpër shtëpinë e tyre kanë kaluar 42 familje hebrenje që i kanë shpëtuar Holokaustit të kohës naziste. Nga “Yada Vashem” muze i Holokausit në Jerusalem, është vendosur që familjes Rizniqi t`i ndahet shpërblimi ‘Fisnikët e Botës’ për kontributin e dhënë gjatë shpëtimit të hebrenjve. Edhe familja e Skendër Aliçkaj nga Deçani është ndër ata që kanë shpëtuar shumë familje të hebrenjve”, sqaron Gjangyl Iljazi dhe shton se me dekret të Mbretërisë shqiptare të asaj kohe, është apeluar që populli hebre të mos dorëzohet nëpër kampe përqendrimi, por të strehohet dhe shpëtohet si të jetë e mundur. Lekë Rezniqi, nipi dhe stërnipi i familjes Rizniqi për gazetën “KOHA” pohon se familja e tij ka shpëtuar shumë hebrenj, të cilët pastaj janë transferuar për në Shqipëri. “Ne jemi shumë aktiv dhe kërkojmë që të gjitha familjet shqiptare të cilat kanë strehuar hebrenj të mund të lajmërohen në shoqatën tonë të miqësisë me Izraelin me seli në Prishtinë”, thotë Lekë Rezniqi. Historinë e shpëtimit të hebrenjve nga familjet shqiptare, siç thotë Gjangyl Iljazi, e aktivizoi dhe e dokumentoi kongresmeni amerikan Tom Lantosh së bashku me Xhozef Digardin. Dokumentacioni i tyre është vërtetuar zyrtarisht në Jerusalem, ndërsa të njëjtat ndodhen edhe në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë.
Lidhje me popullin e Maqedonisë
Zëvendëskryeministri i Izraelit Moshe Jaalon në hapjen zyrtare të Qendrës memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, ka falënderoi Maqedoninë për kthimin e pronave të hebrenjve dhe për vendimin për ndërtim të Qendrës memoriale të holokaustit.
“Gjykimet e mia më thoshin se patjetër duhet të gjejmë mënyrë që të shënojmë se këtu kanë jetuar njerëz, bashkëqytetarë tanë, të cilët me ne kanë ndarë të mirën dhe të keqen, të cilët kanë punuar me nder dhe me kontributin e tyre kanë krijuar pronë, të cilën dikush tjetër pa të drejtë ua ka marrë, por pa dallim, ata edhe pas vdekjes kanë të drejtë në pronë, pasi me vështirësi dhe sakrificë e kanë krijuar. Qeveria, në të cilën atëherë isha ministër, e pranoi idenë, për denacionalizimin e pronave, të cilat nuk kishin trashëgimtar ligjor, që të themelojmë një Fond dhe të ndërtojmë Qendër memoriale, e cila nga njëra anë do të jetë ndërtim që do të shënojë, lidh dhe krijojë vlera të reja, ndërsa nga ana tjetër do të jetë rivalorizim i llojit të vet të punës dhe pronës së bashkëqytetarëve hebrenj”, tha kryeministri Gruevski. Kryetarja e Bashkësisë hebraike në Maqedoni Bjanka Subotiq përmendi praninë shumëshekullore të hebrenjve në këto hapësira, të cilët kanë ndërtuar raporte të afërta me popullin e Maqedonisë, duke krijuar histori, kulturë dhe vlera të përbashkëta, por edhe duke ndarë fatin e njëjtë.
Hapja zyrtare e ceremonisë filloi me vendosjen e tre hinoreve nga viktimat në Treblinka, vendamshimi i përhershëm, i të cilave do të jetë në Qendrën memoriale. Ato me funeral dhe në shoqërim të Gardës janë bartur nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, përmes sheshit dhe Urës së gurit.
Në hapje është lexuar deklaratë për paqe, tolerancë dhe respekt ndërfetar, e miratuar në forumin e një dite më parë të liderëve fetarë, e cila do të dorëzohet deri te të gjitha organizatat botërore dhe deri te të gjitha institucionet religjioze. Ceremonia përfundoi me lutjet hebraike Kadish dhe El Rahamim.
Sarieski: Shqiptarët ma shpëtuan familjen
Në momentet më të vështira, kur hebrenjtë e Manastirit ndiqeshin në të gjitha anët, Moisi Sarieski së bashku me të ëmën, shpëtimin nga tragjedia e gjetën në mesin e shqiptarëve të Ostrecit, të cilët ndaj tij u kujdesën me sjellje prindërore. Bëhet fjalë për periudhën kur në Manastir fashistët gjerman dhe bullgarë, me të madhe kishin filluar t’i ndjekin hebrenjtë, por kur edhe maqedonasit, tregon Moisi, me të parë në rrugë ndonjë hebre thërritnin “juda”, për t’ua bërë me dije fashistëve se kush çfarë është. Moisi asokohe ka qenë nëntëvjeçar dhe së bashku me të ëmën shpëtim e gjen në familjen Halili të fshatit Ostrec, e cila i ka strehuar deri në fund të luftës. “Isha nëntëvjeçar, kur me nënën time duke marrë parasysh besnikërinë e shqiptarëve, ilegalisht përmes maleve e kodrave udhëtuam për në Ostrec. Në familjen e Halilit u vendosëm si në shtëpinë tonë, bile edhe ishim më të sigurt. Ostrecasit kurrë nuk na ndanë as nga e mira, por as nga e keqja. Sa herë që fshati vizitohej e digjej nga fashistët, të gjithë së bashku iknim e fshiheshim nëpër malet përreth fshatit”, tregon Moisi, i cili shkëput edhe fragmente tjera të jetës të kaluar në mesin e ostrecasve. “Gratë plaka, jo vetëm të familjes së Halilit, por edhe të tjera kur i ushqenin dhe lanin fëmijët e tyre, këtë e bënin edhe me mua, kështu që në asnjë moment nuk u ndjeva si i huaj, por sikur të isha lindur në secilën familje shqiptare të këtij fshati shqiptarësh kreshnikë dhe besnikë”, thotë Moisi, duke përdorur gjatë bisedës disa terme edhe në gjuhën shqipe, si bukë, kumbulla, patate, ujë, laju, ulu të hash, e shumë të tjera. Këtu kanë mbetur afro tre vjet me insistimin e shqiptarëve, të cilët Moisi kujton t`u kishin thënë: “Nga Ostreci do të largoheni, atëherë kur jetën do ta keni të sigurt”. “Si fëmijë nëntëvjeçar, shpesh me moshatarët shkoja të kullosim lopët e delet nëpër zabelet përreth fshatit”, kujtohet Moisi, por shpreh keqardhje që ka harruar emrat dhe mbiemrat e pjesëtarëve të familjes Halili, e cila pas luftës ka qenë e detyruar të migrojë në SHBA. “Këto ditë me një ekip televiziv qëndruam në vendlindjet time të dytë –në Ostrec dhe kur më panë ostrecasit, të gjithë gra e burra, fëmijë e të moshuar, dolën të më presin si njeriun e tyre, ashtu siç i ndjej edhe unë si pjesë e imja”, tregon ai. Rrëfimet e Moisit janë të shumta dhe tronditëse, për të shënuar të gjitha përjetimet dhe për të shprehur falënderimin ndaj ostrecasve. (Q.H)
KOMENTE
Asip Demiri
OOO Zoti i madh sa veshtir eshte te jesh Shqiptar nga ndo nji here!!!
Pas rreth 5 vite hetimesh dhe kerkimesh, me ne fund e zbuluam te verteten!!
Sa kisha dale per te pije nje kafe ketu afer Shtepis time, dhe m’u bashkangjit nje Bashkombasi ime , por edhe bashkeqytetari dhe bashke Katundari ime Nga OSTRECI I MANASTIRIT te Alfabetit te KOMBIT TONE Alfabetit tone me te Bukur ne Bote
Ky ishte z Irfan Bajrami, Djali i Rakip Bajramit
Irfani sa me pa dhe mu afrua duke me treguar per nje bised qe kishim pasur vite me pare ne lidhje me kete rast madheshtor dhe shume Humane
Irfani me njoftoj se edhe a’i kishte filluar te hetoj kete ngjarje , duke pyetur antar me te vjeter te Familjes se tije,
Dhe keshtu fal memorijes se Xhexhait te tije, z Shaban Bajrami, qe ende jeton ne Qytetin e Alfabetit te Manastirit ne Rrugen e Ohrid pra (ohridska) ne Manastir, dhe tash me jemi te sigurte te gjith
se FAMILJA E CILA NE OSTREC TE MANASTIRIT GJATE OKUPIMIT FASHIST KA QENE FAMILJA E RAKIP DHE HALIL (HALILI)
per fat te keq Rakipi eshte pushkatuar me vone nga forcat okupuese, kurse i vellai eshte interrnuar per ne TURQI
Se bashku me te ndjerin Rakip i cili shtepin e tije e ka pasur ne fakt perpara Shtepuis time , dhe pushkatimi i te ndjerit asjkohe eshte bere perpara nje numri te madhe katundaresh, por edhe perpara syve te Nenes time tashme te ndjer gjithashtu
Interesant eshte te vecojme se Shtepija e kesaj familje ne Ostrec , gjate viteve te 1940 eshte konvertuar ne SHKOLLE te Fshatit, aty prane Mullirit.
Dhe une nuke guxoj te mos cek qe ne kete Shkolle , pra ne ish Shtepine e kesaj familje Heroike edhe une i kame mesuar keto germa te gjuhes tone qe nga Melbourni i Australis te njoftoj mbare njerzimin ne xhgo cep te botes se Mirsjellja dhe Humanizmi ndoshta vonon shume por nje dite prap zbulohet
Prandaj Falenderimet me te medha i takojne te gjith atyre qe kane punuar kaqe3 rende ne kete prijekt kaqe domethanes!!!!! sidomos z Lek Rezniqin , por gjithmon te madhin dhe te vetmin z JOSEPH Dio Guardin, i cili eshte pa piken e dyshimit dhurat e madhe e perendis per ceshtjen Shqiptare
JU FALEMENDERIT
ASIP DEMIRI MELBOURNE AUSTRALI
Burimi – kosovaisrael.org
Leave a Reply