Nga Gentian Kaprata
1) Dy mbajtësit e debatit publik mbi urbanistikën shqiptare: Tan Lame dhe Sazan Guri, janë inxhinier minierash.
2) Dy institucione ndërkombëtare:
– Banka Botërore ka financuar tre herë studimin e zonës ‘Vlorë- Sarandë’;
– USAID ka financuar dy herë ligjin ‘për planifikimin e territorit’, tre herë ‘regjistrin elektronik të territorit, etj!
Për mua, më e pakta e sigurtë, janë idiotë.
3) Në 25 vitet e fundit kemi bërë:
– 4 ligje për planifikimin e territorit;
– 3 ligje për legalizim ndërtesash pa leje
– 2 herë Regjistrin elektronik të territorit, 3 herë për 8 qytetet më të mëdha (70% të territorit) ;
– 4 herë planin e Tiranës, një nga të cilat Rajonin e Tiranës;
– 3 herë hapsirën Tiranë- Durrës (Durrana);
– 3 herë masterplanin e zonës industriale të Spitallës;
– 3 herë planin e Durrësit;
– nga 2- 3 herë planet e zonave “turistike” Durrës, shkëmb i Kavajes, Golem, Qerret. 1 herë Karpen, Divjakë, Seman, gjiri Lalzit, Shëngjin, Velipojë, Shirokë-Zogaj;
– 3 herë bregdetin e jugut (gjiri i Vlorës- kepi i Stillos);
– të gjitha vijat e verdha të qyteteve kryesore (1994- 1996);
– 1 herë 15- 25 qytetet kryesore të Shqipërisë (2000- 2012).
4) Këto vite po bëjmë mbi 30 nga 61 qytete që ka Republika! Ju garantoj se edhe ato do dalin me vlerën e tabakëve të letrës për të shtruar sirtarët e bukës.
Mos vallë ka ardhur koha ti fusim një të mbyllur shkollave të arkitekturës dhe të urbanistikës?!
hashtag.al
Leave a Reply