Babai i Donjeta Avdijajt, vajzës 18-vjeçare, e cila që nga e premtja konsiderohej e zhdukur, ka folur pasi është gjetur vajza e tij. Mujë Avdijaj tha se ende nuk është takuar me vajzën e tij.
“Jo, unë ende nuk kam mujt të takohem me vajzën. Djali e ka takuar më herët. Më tha që është mirë“, tha për Kallxo.com Mujë Avdijaj.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)
Sipas tij, vajza aktualisht është në Stacionin Policor në Pejë.
“Thanë se duhet të kryhen disa procedura dhe kontrolle mjekësore”, shtoi ai.
Ndryshe, familja e D. Avdijajt kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe të qytetarëve për gjetjen e vajzës, e cila konsiderohej e zhdukur që nga e premtja rreth mesditës.
Ndryshe, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë sot për Telegrafin se Donjeta Avdijaj, është gjetur sot në Prishtinë.
“Po, është gjetur në Prishtinë, dhe së shpejti do të dalim me raport”, tha Ahmeti.
veriu.info


Leave a Reply