Në Kosovë, Qendra për Studime të Sigurisë publikoi të enjten një raport mbi sfidat e komunitetit vendor, të të rinjve, medieve dhe organizatave të grave përballë ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit. Raporti përfshinë edhe analizën e formave të përdorura nga grupi militant “Shteti Islamik” dhe organizatat tjera për rekrutimin e luftëtarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut, ndërsa bën thirrje për më shumë mbështetje ndaj komunave dhe komuniteteve vendore si faktorë thelbësorë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlirë Bllaca.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply