Anëtarët e Kongresit amerikan, të cilët kthehen sot nga pushimi veror prej një muaji, përballen me sfidën për të financuar operacionet qeveritare dhe për të siguruar fondet e ndihmës për njerëzit e prekur nga Uragani Harvey.
Ligjvënësit do të shqyrtojnë një paketë ndihme prej 7.9 miliardë dollarësh në përgjigje të stuhisë që përmbyti Hjustonin, qytetin e katërt më të madh të vendit, me shira rekord.
Ndërkaq, Kongresi ka afat deri në fund të muajit për të rritur tavanin e borxhit, ose shumën maksimale që qeveria lejohet të marrë hua, për të paguar faturat.
Viti financiar përfundon në fund të shtatorit dhe, duke mos patur ende një buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm, ligjvënësit do të duhet të miratojnë ose një buxhet përfundimtar, ose një ligj të përkohshëm financiar që lejon vazhdimin e operacioneve qeveritare dhe shmang një mbyllje të përkohshme të agjencive të qeverisë.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply