Në Tiranë, studiuesit e jetës politike pohuan se shkurtimet e ndjeshme në administratën publike janë risia e kabinetit të ri qeveritar të publikuar nga kryeministri Edi Rama.
Por ata theksojnë se zoti Rama ende nuk ka shpalosur programin qeverisës dhe ambicjet në ekonomi, për të cilat qytetarët janë më shumë të interesuar.
Analistë dhe studiues të jetës politike të Shqipërisë japin komente të ndryshme lidhur me strukturën dhe ndërtimin e qeverisë socialiste në mandatin e dytë.
Profesor Roland Lami i UET vlerëson sidomos shkurtimet në administratën publike.
Ndërsa sipas drejtuesit të Institutit të Studimeve politike, dr. Afrim Krasniqi, qeveria e re është në përputhje me projektin që kryeministri Edi Rama shpalosi gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Megjithatë emrat duhet të ishin miratuar në kryesi, sipas statutit të partisë, që kërkon një konsultim, tha ai, edhe pse sjell shkurtime drastike në administratë.
Pjesa dërrmuese e ministrave emërohen për herë të dytë, pohojnë studiuesit, dhe nuk ka asnjë surprizë se çfarë dinë të bëjnë ata.
Por mbi të gjitha, në mbledhjen e socialistëve nuk u fol për ekonominë, pohuan studiuesit.
Analisët vërejnë se në mbledhjen e fundit kryeministri Rama jo vetëm nuk foli për ekonominë dhe qeverisjen, por nuk renditi asnjë premtim apo program qeverisës për 4 vitet e ardhshëm.
Studiuesit pohojnë se marrëdhëniet e shumicës me opozitën mbeten ende një kapitull i pandriçuar, nëse do të bashkëpunojnë për reformat, si u tha nga 17 maji apo do të jenë të acarruara.
Ata janë të ndarë në vlerësimet nëse opozita do të jetë apo jo e aftë dhe e organizuar për t’u përballur shpejt me abuzimet e një pushteti me shumicë të plotë në mandatin e dytë të një qeverie nga një parti e vetme.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply