Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për rivendosjen e vizave për Shqipërinë.
Në postim në fb, Ristani thotë se ndërsa shqiptarët mbajnë rekordin për numrin e azilkërkuesve në 8 vende të BE-së, qeveria Rama mburret me arritjet imagjinare.
“Holanda kerkon rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne 8 vende te B.E. shqiptaret perbejne grupet kryesore te azilkerkuesve.E gjitha kjo nderkohe qe rilindja ka bere aq sa nuk eshte bere ne 25 vite ne Shqiperi”.
Duke risjellë në vëmendje ndotjen e bregdetit të jugut nga ujërat e zeza, Ristani ironizon: “Çe duam levizjen e lire, mire jemi ne m..tin tone”.
/Oranews.tv/


Leave a Reply