Hyrje
Poezia e Mjedes shenoi kalimin nga letersia e Rilindjes romantike, me problematike kryesisht atdhetare, te letersia e Pavaresise, ku mbizoteroi problematika shoqerore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi me 20 nentor 1866 ne Shkoder ne nje familje te varfer. I ati ishte nje barì, i zbritur nga fshati. Ai vdiq heret dhe e la Mjeden te vogel. E ema mbeti e vè, per te mbajtur dy femijet u detyrua te lante rroba te familjet e pasura te qytetit. Aftesite e rralla qe shquanin Mjeden qe ne femijeri, terhoqen vemendjen e jezuiteve, te cilet jo rralle zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin ne seminare. Ata e futen ne seminarin e tyre italian te Shkodres. Meqenese edhe ketu Mjeda i ri u shqua per zotesi, e derguan te ndiqte studimet e larta ne Spanje, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kesaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuheve te ndryshme te huaja dhe kulturen e gjere klasike, qe do t’i vleje shume gjate veprimtarise se tij te mevonshme letrare. Ne formimin e personalitetit te mjedes ndikuan dy faktore: nga njera ane shkolla fetare, qe percaktoi deri diku botekuptimin e tij, nga ana tjeter idealet kombetare me te cilat ra ne kontakt heret e qe, si bir i popullit te thjeshte i ndiente thelle. Keto ideale qene per te riun flaka qe e ushqeu talentin e tij poetik. Me 1887 Mjeda 21 vjecar botoi “Vaji i bylbylit”, nje elegji qe eshte njekohesisht edhe nje kenge shprese. Ne kete poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja per fatin e kombit te roberuar dhe optimizmi per te ardhmen e tij. Nderkaq Mjeda e ndiente veten te ndrydhur nga rregullat e shoqerise jezuite.
Konflikti ndermjet tij dhe urdherit ku bente pjese, arriti ne piken me te larte, pas dy vjetesh, kur poeti i ri, qe kishte mbaruar studimet dhe ishte derguar te jepte mesim ne nje shkolle te larte fetare ne Itali, detyrohet te largohet. Duke e ndier veten tashme me te lire, ai iu kushtua me nje zjarr te dyfishuar ceshtjes kombetare dhe zhvilloi nje veprimtari te gjere atdhetare e kulturore. Themeloi shoqerine kulturore “Agimi”. Mori pjese ne nje kongres gjuhesor lidhur me ceshtje te shqipes ne Hamburg. Ai shkroi per mirditoret nje memorandum, drejtuar perfaqesueseve te fuqive te medha ne Shkoder, ku ankoheshin kunder qeverise osmane. Poeti ngriti zerin me rastin e mbylljes se shkolles se mesme shqipe ne Korce nepermjet nje vjershe qe eshte nje kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund te mos i binte ne sy qeverise osmane, e cila me 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi ne Anadoll (ky rast i dhimbshem i jetes se Mjedes gjeti pasqyrimin poetik ne poemthin “I tretuni”).
Edhe pas kesaj, poeti nuk pushoi se punuari per ceshtjen shqiptare, qofte ne fushen letrare, qofte ne fushen gjuhesore. Ne keta vjet, nen ndikimin e hovit te madh te levizjes atdhetare si edhe te kontaktit te perditshem me jeten e fshatareve, linden krijimet e tij me te mira.
Si shume rilindes te tjere, Mjeda shpresonte se clirimi kombetar do te sillte permiresimin e gjendjes se masave. Nje mendim i tille pershkon poemen e fuqishme “Liria” e shkruar ne vitet 1910-1911, pra ne prag te shpalljes se pavaresise. Ngjarjet pas 1912-es per Mjeden qene nje zhgenjim i hidhur.
Ne te vertete, qe ketej e tutje, ai do t’i kushtohet kryesisht veprimtarise gjuhesore. Me 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi ne vellimin “Juvenilja” krijimet poetike, te shkruara gjate Rilindjes qe per shume shkaqe s’kishin mundur te shihnin drite me pare. Ai hyri keshtu ne letersine tone si poet i shquar. Ne vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozites, i krahut demokratik. Pas ardhjes se Zogut ne fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi te ishte famulltar i thjeshte ne fshatin e vogel Kukel, gjersa ne vitet e fundit te jetes se tij kleri e mori si mesues te shqipes ne gjimnazin e vet te Shkodres. Mjeda iu vu atehere me tere energjite e veta edukimit te rinise me dashuri te vecante per gjuhen dhe per kulturen shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik te rralle per bukuri e force, poemthin “Liria”.
Krijimtaria
Mjeda shkroi shume krijime poetike, shkrime per femijes si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore jane “Juvenilja”, “Liria”, “Lisus”, “Scodra”.
Dy poemthat e para “Vaji i bylbylit” dhe “i tretuni” paraqitin interes jo vetem si fillime te krijimtarise letrare te Mjedes, por edhe per vleren atdhetare dhe artistike, si edhe per mundesine qe na japim te ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik te poetit. “Vaji i bylbylit” eshte krejt lirik dhe shtjellohet nepermjet nje simboli; bilbili i mbyllur ne kafaz eshte shqiptari nen zgjedhen osmane.
Ndonese vepra mbeshtillet me tisin e holle te melankonise, i kuptueshem per moshen dhe per gjendjen shpirterore ne te cilen u shkrua, perfundimi i saj eshte thellesisht optimist, pasqyron ligjin filozofik te perparimit te jetes, qe frymezon edhe besimin ne te ardhmen e Shqiperise.
“I tretuni” deshmon per nje pjekuri me te madhe ideoartistike. Melankonia e “Vajit te bylbylit” ketu eshte shnderruar ne dhembje krenare, stoike, e cila shprehet me se miri nepermjet paralelizmit me natyren ne shtrengate, qe e hap poemthin.
Ndryseh nga poemthi i pare, ky ka nje subjekt te dhene ne forma lirike; fatin e nje atdhetari shqiptar, te internuar nga pushtuesit. Poeti do te kete mendua se ky mund te kishte qene edhe fati i tij. Ne kengen e pare qe pershkruan ndarjen e te merguarit me qytetin e lindjes, Shkodren dhe me atdheun, duken qarte elementet autobiografike. Po Mjeda nuk mbeti ne shtjellimin e thjeshte te nje materiali jetesor; ai diti ta pergjithesoje e t’i jape vlere aktuale. Heroi i poemthit eshte nje fshatar i varfer. Dhe tek zgjedhja e nje protagonisti te tille, ndihet dashuria e Mjedes per masat fshatare, ndjenje qe do ta shtyje gjate tere krijimtarise se vet t’i zgjedheheronjte nga rradhet e fshataresise. Te “I tretuni” ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike te pasqyrimit te realitetit si: ngjyrat e forta ne pershkrimin e natyres, stuhia ne pjesen e pare, qe ka edhe nje kuptim simbolik, bregdeti i ashper shkembor, ku ka qendruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonje simbol, si lejleku qe e lidh me vendlindjen. Ketu gjenden edhe elemente te riprodhimit besnik te mjedisit, nepermjet kujtimeve te protagonistitdhe sidomos vizatimi i figures se nenes. Lirizmi dhe epizmi shkrihen ne menyre te harmonishme. Variacioni ne vargje e strofa pasqyron boten shpirterore te trazuar te protagonistit. Poemthi mbyllet me nje fryme te larte burrerore dhe optimiste: heroi nuk pendohet per rrugen e zgjedhur, po eshte krenar se vuan per hir te atdheut. Nepermjet figures se nenes “te treturit” qe del ne kengen e fundit, lartesohet figura e nenes shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, qe rrit bij trima dhe atdhetare. Qe ne kete poemth te hershem shohim ate qe do te jete nje merite e rendesishme e vepres se Mjedes: pasqyrimin e denje te figures se gruas shqiptare, vecanerisht si nene. Nder lirikat e ndryshme te perfshira ose jo ne vepren “Juvenilja” ka nje varg vjershash me te cilat poeti ndjek traditen e Rilindjes ku himnizon bukurite e atdheut (“Malli per atdhe”, “Mikut tem Pal Moretti”), duke i kenduar gjuhes si mjet zgjimi te ndergjegjjes kombetare (“Gjuha shqipe”), ku i kushton nje vemendje te vecante problemit themelor te luftes per pavaresi, qe ishte bashkimi i shqiptareve (“Bashkonju”, “Shqypes arbnore”).
Mjeda, gjithnje ne vazhden e Rilindjes, ngre lart figuren e heroit kombetar, si simbol bashkimi dhe burim besimi ne fitore. (“Vorri i Skanderbeut”, “Shqypes arbnore”, “Bashkonju”, “Per nje shkolle shqype mbyllun prej qeverise otomane”, “Mikut tem Pal Moretti”, “Mikut Pal Moretti”, “Lisus”, “Liria”), duke theksuar ne kete poeme te fundit lidhjen e thelle te Skenderbeut me popullin, me masat fshatare.
Ne vjershen “Mikut Pal Moretti”, Mjeda jep nje gjykim te drejte e te mprehte jo vetem per rendesine e Skenderbeut, si shpetimtar i qyteterimit evropian, po edhe per politiken dredharake te fuqive te medha te Evropes se kohes se vet, qe, per interesat e tyre, mbanin ne kembe perandorine e kalbur osmane. Qe ne kete vjershe romantike atdhetare vihen re nota shoqerore. Motive shoqerore jane vene ne baze te dy vjershave te “Juvenilias”: “I mbetuni” dhe “Shtegtari”. Aty preken dy plage te dhimbshme te Shqiperise se kohes si: kurbeti dhe qendrimi mosperfilles i klasave te pasura ndaj njerezve te thjeshte te popullit, bartes te luftes per clirimin e vendit. Po trajtimi i ketyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurme sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian qe i pershkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bere qe keto vjersha te mos kene forcen e vjershave realiste te Çajupit dhe te Asdrenit, me te njejten tematike.
“Lisus” (botuar me 1921) dhe “Scodra”(1940) jane vepra, ku thelbi romantik vishet me nje forme klasiciste. Keta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga nje stil i kerkuar dhe retorik. Poeti himnizon ketu te kaluaren e lashte te popullit tone (te “Lisus” permes materialit historik, kurse te “Scodra” nepermjet legjendes). Interes ka te “Lisus” paraqitja e figures se Skenderbeut, qe poeti ka dashur ta beje sa me njerezore.
Origjinaliteti dhe fuqia e vertete e talentit te Mjedes kane gjetur shprehje ne krijimet ku ai arrin ne realizem, si ne vjershen “Mustafa Pasha ne Babune”, ne poemthin “Liria” dhe ne kryevepren e tij “Andrra e jetes”.
Tek e para, duke u nisur nga nje fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashe Bushatlliut, poeti ka tipizuar me force, duke e pershkruar “mbi thase te florinjve, nder valle jevgash” figuren e feudalit te zvetenuar, anadollak, parazit, qe eshte kurdohere gati te beje flì interesat e atdheut per te vetat. Vjersha merr keshtu nje kuptim te gjere pergjithesues, duke tingelluar si akuze e fuqishme kunder te ashtuquajturve atdhetare, perfaqesues te shtresave te larta, qe perfitonin nga sakrificat e popullit. Figures se Mustafa Pashes poeti i kunderve masen e fshataresise se ngriturne kembe per mbrojtjen e atdheut, duke u bere zedhenes i urrejtjes se saj kunder feudalit tradhtar.
“Liria”, poemthi epiko-lirik, i ndertuar me tingellima, me problematike politiko-shoqerore, eshte, ndofta, vepra e Mjedes qe ka ide me te fuqishme. Ne te ndihet jehona e kryengritjeve te malesoreve te Veriut me 1911, qe tingellon me force qe ne vargjet e para:
“Lirim, lirim bertet gjithkah Malcia” dhe vjen duke u rritur nga nje tingellime ne tjetren. Poeti frymezohet nga lufta per pavaresi e amerikaneve kunder kolonizatoreve angleze, qe ishin edhe pronare tokash, dhe ua tregon shqiptareve si shembull. Ne mbylljen e poemes, ku paralajmerohet shperthimi i kryengritjes se pergjithshme shqiptare nepermjet nje mjeti te dashur per rilindasit, paraqitjes se hijes se Skenderbeut, qe ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombetar shkon “Ksolle per ksolle”. Ne kete poemth ka vargje qe deshmojne per afrimin e Mjedes me idete demokratike. Keshtu, ai pohon se kryengritesit munden “keshtjellat atnore”, gjejme aluzione per shfrytezimin e fshataresise (…s’ka me dale ushtari me i grahe bulkut si kaut me sjece t’begut”). Keto mund te deshmojne se Mjeda e sheh lirine te fituar prej amerikaneve jo vetem ne plan kombetar, po edhe ne plan shoqeror dhe shpreson se populli shqiptar do te shkunde shfrytezimin e eger bashke me zgjedhen feudale.
Ne kete poeme shkrihen konciziteti dhe forca shprehese. Krahasimet dhe antitezat jane tronditese (“lirine e keni ju/ ne hekra kemi…”, “Posi berra qe bleu mishtari vemi”). Romantizmi ia ka lene vendin nje realizmi ngjethes, nje pasqyrim plot dramatizem te gjendjes se atdheut.
Vargu eshte njembedhjeterrokeshi, i cili krijon atmosferen e madherishme, perdorimi i bartjeve i jep dinamizem stilit dhe shoqeron alternimin e ndjenjave dhe te mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit te vargut ne tingellima i disiplinon shperthimet lirike. Gjuha eshte e pasur, megjithate vecorite krahinore e veshtiresojne leximin e lirshem.
Andrra e Jetes (analize)
Ne kete poeme shoqerore-psikologjike me elemente te poemes filozofike, qe u shfaq si dukuri e vecante ne letersine shqiptare te kohes, jane sintetizuar tiparet me karakteristike te artit te Mjedes, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Kjo poeme eshte vazhdim, shtjellim i pergjithshem i atyre motiveve nga jeta e fshatareve te varfer, qe e shqetesonin Mjeden dhe njekohesisht pasqyre e mendimeve te tij per jeten njerezore dhe lumturine.
Ne qender te vemendjes eshte nje familje e varfer malesore qe perbehet nga nena dhe nga dy vajzat. Poema ndahet ne tri pjese qe i pergjigjet fatit te tre heroinave: Trines, Zoges e Lokes.
“Andrra e jetes” hapet me nje metafore aq te thjeshte sa edhe te hijshme, te gjalle e kuptimplote:
Molla t’kputuna nji deget,
dy qershia lidhe n’nji rrfi
ku fillojne kufijt e geget
rrine dy cika me nji nane.
Kjo metafore jep idene e lidhjes se ngushte te personazheve te vepres dhe, njeheresh te ben te parandjesh ndarjen e tyre. Me imtesi te zgjedhuara, poeti na e jep te gjalle mjedisin malesor:
U ndie nje za te shtegu;
Cice, del se erdh murgjina
e mbrapa po vjen Trina
me i gjengj te sykes n’gryke!
Vajza e vogel vdes para kohe. Poeti pershkon thelle ne mendimet dhe ndjenjat e nenes, e cila e jeton me dhembje fatkeqesine, para se te ngjase, ne nje nate te tmerrshme ankthi. S’ka gje me tragjike dhe njekohesisht me te larte njerezore, sesa skena midis Lokes dhe Zoges pas vdekjes se Trines; habia feminore e vogelushes qe s’kupton dramen ne shtepine e saj, dhe kujdesi i dhembshur i nenes, e cila, duke qene vete nen peshen e rende te dhembjes, nuk do qe ajo te rendoje, te bjere ne shpirtin e njome te vajzes.
Ne pjesen e dyte, qe i kushtohet Zoges, poeti ka derdhur ngjyrat me te ndritshme, duke dashur te shprehe nepermjet ketij personazhi endrrat e veta per te ardhmen. Ne fillim jepen ndjenjat dhe deshirat karakteristike per moshen e vajzes me force te vecante psikologjike, pa sentimentalizem, me shume vertetesi dhe kthjelltesi. Enderrimet rinore te Zoges realizohen. Ajo dashurohet dhe martohet. Poeti e percjell me keshilla plot dhembshuri per jeten e saj te re. Se fundi, me nje kenge plot optimizem, na lajmeron se Zoga u be nene.
Eshte per t’u vene rè se bukurite e natyres parakalojne njera pas tjetres, per t’ia lene vendin buzeqeshjes se femijes. Epilogun e poemes e perben fundi i jetes se veshtire, plot saktifica e stoike te Lokes qe, e mbetur vetem, therret vdekjen ta marre.
“Andrra e jetes”, megjithese trajton nje rast te vecante, pasqyron tragjedine e fshataresise shqiptare dhe deshiren e saj te zjarrte per nje jete me te mire. Titulli i vepres ka nje kuptim te thelle. Me kete poeti s’ka dashur aspak te thote se jeta eshte nje iluzion, vecse jeta per te varferit mbetet nje enderr e parealizuar. Poema pra, ne thelb eshte realiste me nje gjykim romantik. Poeti ka prekur plage te renda te shoqerise se kohes: mjerimin qe mbyste
sa e sa jete, ende te pacelura (fati i Trines), zakonin patriarkal qe e ndante nenen nga e bija dhe e mberthente te paren pas vatres se shuar; mosperfilljen e shoqerise ndaj individit (fati i Lokes). Mbarimi tragjik i kesaj te fundit eshte nje proteste e heshtur. Por jo me pak i forte eshte fakti qe, kur heroi ka humbur cdo shprese, poeti nuk e ben te kerkoje ngushellim ne iluzionet e jetes pertej varrit. Lokja vdes me ndjenjen e revoltes ndaj fatit te saj te padrejte. Personazhet ne poeme jane te gjalla e tipike dhe kane nje logjike te brendshmene perputhje me mjedisin ku jetojne e veprojne. Trina sapo eshte vizatuar, meqenese edhe ne jete nuk arrin te zhvillohet si karakter. Ajo, sapo shfaqet, zhduket. Megjithate e kryen rolin e vet. Me fati e saj eshte pergjithesuar fati i tere atyre femijeve fshatare qe vdisnin para kohe nga puna e rende dhe nga kushtet e veshtira te jetes.
Zogen e shohim ne zhvillim: ne fillim femije naive, qe nuk kupton c’ka ngjare kur i vdes motra, pastaj vajze me enderrimet karakteristike te moshes se saj. Sic zbulohet edhe nga ato enderrime ajo eshte vajze malesore tipike, e thjeshte, punetore, po edhe e afte per ndjenja te thella e te fuqishme, qe shokun e jetes e perfytyron “me rrip rreth brezit, me nje gjashtore e nje kacatore”, pra, para se gjithash, trim.
Lokja eshte tipi i gruas malesore, punetore, vetemohuese, nene e dhembshur e stoike, mbi te cilen ka renduar tere barra e familjes, se burrat i shuante pushka e armikut, hakmarrja ose kurbeti. Ajo sakrifikon rinine qe te rrite te bijat, dhe eshte e lumtur, nuk jepet perpara veshtiresive te jetes (te kihet parasysh qendrimi me te vertete burreror me te cilin mposht vdekjen e Trines, kur mundohet te ngushellohet me mendimin e jetes se nenshtruar te gruas ne familjen patriarkale.
Mesazhi qe permban kjo figure, eshte lufta me jeten. Gjersa pati mundesi te luftonte, ajo jetoi. Vdiq kur nuk mundi me te jape asgje. Dhe ne fund te fundit ajo u largua nga jeta me nje fitore perderisa e kreu detyren e vet, e beri te bijen te afte per te jetuar dhe per t’ia percjelle nje qenieje tjeter flaken e jetes.
“Andrra e jetes” pasqyron dashurine e poetit per fshataresine e varfer, admirimin e tij per tiparet e larta morale te njerezve te thjeshte, ne vecanti te gruas shqiptare, si edhe dhembjen per fatin e hidhur te atyre njerezve. Mjeda nuk deperton ne shkaqet shoqerore te drames se heronjve te vet, as nuk mendon per rrugen e ndryshimit te gjendjes. Po ai nuk pajtohet me kete realitet te hidhur. Njekohesisht poeti nuk bie ne pesimizem, ruan besimin ne vlerat pozitive te jetes, ne te ardhmen. Tek “Andrra e jetes” ka tragjizem, po jo mohim te jetes. Se ardhmes poeti i kendon nepermjet zoges, e cila arrin te realizoje endrren e vet per lumturi, megjithese brenda kuadrit te ngushte familjar. Fati i saj merr keshtu nje kuptim simbolik.
Jo me kot linja e Zoges ze vendin kryesor te poemes. Tere pjesa e dyte eshte himni me i zjarrte dhe bukurine e saj. Ne mendjen e lexuesit dy tabllote e dhimbshme te pjeses se pare e te fundit shkrihen ne tablone madheshtore te nenes qe mban ne krahe femijen, simbolin e vazhdimesise se jetes.
Merita me e rendesishme e “Andrres se jetes”, e pare ne kuadrin historik, qendron ne dhenien e tablose realiste te mjerimit ne malesine shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes se rende te malesoreve ishte ne menyre te terthorte nje akuze kunder shoqerise se kohes.
Nga ana artistike “Andrra e jetes” eshte nje nga veprat me te persosura te poezise sone. Ajo shquhet per ate thjeshtesi te mrekullueshme te subjektit dhe te stilit qe karakterizon kryeveprat. Thellesia e mendimit shkrihet ketu me njomesine e ndjenjave, analiza e mprehte psikologjike me forcen pershkruese. Lakonizmi eshte i pashembullt: ne 296 vargje jepet drama e mjerimit dhe e paragjykimeve, himni i zjarrte per jeten dhe per dashurine, skaliten tre personazhe te paharrueshme, pikturohet me ngjyra te forta e te qarta mjedisi malesor. Figuracioni eshte sa i thjeshte, aq i pasur dhe kuptimplote. Gjuha e poemes (shkodranishtja e plotesuar me fjale e shprehje te krahinave perreth), eshte e larme, shprehese, e sakte, e begate me fjale te rralla.
Mjeda eshte nje poet atdhetar me prirje te theksuara demokratike qe i kendoi levizjes kombetare nga pozitat e fshataresise se varfer, se ciles i perkiste me origjine. Nga keto pozita ai pasqyroi edhe mjerimin e popullit. Ne ate pjese te vepres se tij qe trajton motive shoqerore gjejme pakenaqesi nga realiteti i kohes, dhembje per fatin e popullit. Bashke me Çajupin ai dha nje ndihmese te rendesishme ne kalimin e letersise sone nga romantizmi ne realizem.
Qe kryesisht poet lirik, i nje lirizmi qe pasurohet shpesh me momente epike; dallohet si per ndjenjen e mases, ashtu edhe per force pershkruese. Poeti eshte edhe mjeshter i persosur i vargut dhe i strofes. Ne poezine e tij gjejme nje larmi te vecante vargjesh dhe nje begati strofash. Mjeda parapelqen teterrokeshin dhe njembedhjeterrokeshin. Tingellimen e levron me mjeshteri te vecante.
Mjeden e karakterizon thellesia psikologjike ne vizatimin e personazheve (Lokja dhe Zoga jane nga personazhet me te realizuara te poezise sone).
Ne artin e tij shkrihen hovet e frymezimit me punen kembengulese per te lemuar fjalen e per t’i dhene shkelqim.
Vaji i Bylbylit
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
Çou mos rri shkret.
Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Nder pyje e orgaja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.
A cil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.
Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.
E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.
Tash pa frige cerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis
E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.
Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.
A cile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?
Gjuha Shqype
Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon;
permbi er’ qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Nder komb’ tjera, nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhe qe jam tue ndie,
jan’ te bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
per mue t’tanave iu del.
Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.
Geg’ e tosk’, malsi, jallia
jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
fund e maj’ nji a Shqipnia
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.
Qofte mallkue kush qet ngatrrime
nder kto vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
cka natyra vet’ perpoq.
Por me gjuhe kaq t’mocme e mjera
si nj’bij’ kjo qe pa prind mbet:
per t’huej t’mbajshin dhenat tjera,
s’t’kishte kush per moter t’vet.
E njat tok’ qe je tue gzue,
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
shqiptaria, qe mbet mblue
sot nen dhe, edhe shqip flet.
Liria
– I –
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n’ato maja;
mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,
ku del gurra e gjemon permallshem kroni?
A keni ndie ndikund, kah fluturoni
nder shkrepa, me ushtue kangen e saj?
A keni ndie nji kange te patravaje?
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni!
“Lirim, lirim!” — bertet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé qe na shkel kamba,
a vec t’mjerin e mblon anemban’ robnia?
Flutro shqipe, flutro kah celet lama,
sielliu maleve perreth qe ka Shqipnia,
e veshtroje ku i del lirimit ama.
– VI –
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash qe mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim menia.
E kqyre: Nder male po perhapet shkendija
e lirimit t’Atdheut; fshehtas shetiti
kasoll’ per kasoll’ rreth buneve e soditi
fryme te re tue zbrazun per gjithkah, hija
e Skanderbegut. Qe nder djepa rritin
nanat e Hotit djelmenin’ ushtore
e idhnim n’armikun neper gji iu qitin.
E nalt, nder maja, bukuri mbretnore.
Andrra e Jetes (Trina)
I
Molla t’kputuna nji deget,
dy qershia lidhe n’nji rrfane,
ku fillojne kufijt’ e Geget,
rrijne dy cika me nji nane.
Kreske e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me cetine,
plepa t’but’ e qiparisa
mbelojne e veshin at’ ledine.
S’ushton mali prej baktie,
s’fryn murrlani me duhi;
paq i kthellte prej perendie,
paq prej njerit e qeti.
Gurra e lugut vec ushtonte
si lahute me kange kreshnike;
e nder peme bylbyli kendonte
valle dasmet e fisnike.
Ngreh, bylbyl, n’at’ hije valle,
ushto, gurre trimneshe, n’shkambije;
bulk i nates kungalle, qi talle
neper gemba e per lamie,
kendoni, kendoni. Vec prej stanit
t’ardhmen Trina mbramje n’shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t’deles nane keni me ndi.
Vec prej plehut gjel-kokoti
me njat za qe s’nd’rron kurr-here,
ka me gjegje se a tue nderrue moti
se a tue cue nji tjeter ere.
II
U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me ‘j qingj te sykes ngryk.
E duel me mjelce te burgu
Lokja, nxuer vicin jashte,
e Shega, e lehte si kashte
tue kcyemun u berlyk.
Iu suell oborrit rrotull
tu’ u hjedhe me bisht perpjete;
derisa plaka vete
rrshane tu murgjina e coj.
Moli tue kendue, lopen,
tue pritur vicin prore;
e tambli, bardh si bore
permbrenda mjelces gufoj.
Mandej muer kijin pezull
e u vu me syken n’sane,
sa cote tamblin ane
Zoga me nxe do pak.
Muer edhe krande e cokla,
e Trinken muer per bri:
ish lodhe: i dhimbte nd’ije,
e kishte mollzat gjak.
Vuni do krande n’voter
e fryni n’zjerm qi ish ndale;
thej pshesh me tambel vale,
e mbushi kupat plot.
Pshesha me kollomoqe,
t’mire edhe per zotni,
kur don per rob e shpi,
me i fal’ i madhi zot.
E hangri Zoga shishem,
por Tringa s’hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas cikes, nuk hangri dot.
Por tirte ndeje te votra,
tue kqyre me zemer t’plasun,
tue nduk’ at’ shlluge te rrasun
iu mbushnin syte me lot.
Kur nji mbas nji prane zjermit
u mblodhen gjumit femija,
u cue, e t’dy, si kija,
mbi t’shtruemen i vendoj.
E tirte prap te votra;
penj tirte per xhubleta,
e i dukej se tu keneta,
se n’shpella me dragoj,
tirshin dhe shtojzovallet
tue luejte pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe femin’ e vet?
E shloj me pa tue pritun
driten e pishes me dore;
ngrykas, si dy qiellore,
me krahe pa pupla i gjet.
III
Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m’u cue?
Zgjoje me dale me mue,
me leshue bag’tin’ e vet.
– Bij’, mos e prek, se njomja
tash a tue fole me Zojen;
len zan’ e mos cil gojen
se e lumja Zoje t’bertet.
Qe prifti, nane, qe dajat
mbas tij, me qiri n’dore;
katundca me malcore
sa shpia nuk i xe.
– Rri, bij’ se sonte Trinka
po shkon me bujte te Zoja;
merri keto lule e coja
se lumes dhunti per te.
Andrra e Jetes (Lokja)
I
E n’balkue mbaruen lulet:
shurdh’ a vendi e shpia tyte;
jo, me Loken nji e dyte
neper shpi ma nuk u gjet.
Vetun zbardh’ e vetun erret
me krye n’hi e shuemja plake;
nji dore krande me i ba flake
permbi voter kush s’ia qet.
E disprohet me vetveti
qe nuk bani kurrnji djale:
sot e reja i kish dale
bashke me drite per dru ne shpat.
Kish mbajte zjermin ndeze mbi voter,
ia kish njome njat buk’ e mjera;
edhe Lokja me gjith’ tjera
kishte dale me petka n’shtat.
Kish shkue motin si pranvera
me ndo’j femije tu’ e kalamendun;
ishte knaqe tue u permendun
tash e tash ferishta n’djep.
E disprohet ku i ve mendja
or’ e cas te Trina, e shkreta!
ia lype mortes n’ankime t’veta,
por mizorja nuk ia nep.
II
U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul’zon;
landet e pyje, gjith’ ku kemi,
tue fry veri po i cungon.
Nd’rron prej dimnit landa veshen,
e leshon gjeth’t qe para pat;
e, per meshire, duhite qi ndeshen,
ia cojne t’vorfnit me i ba shtrat.
Binte bor’ e frynte veri
tue cue akull per gjith’ vis;
nalt orteku ushton per mneri
tue fundue cetin’ e lis.
Me dy cokla n’voter plaka
rri gjith’ naten e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.
E shikjon nji drite t’venitun,
vron pasqyren e jetes s’vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran’ e thrret.
E ndie ‘j fryme permbrenda shpie
porsi ere qe vjen pa shkas;
e, n’at muzg, nji vegim hije
Lokes n’voter leht’ iu qas;
permbi plaken krahet i uli
e ngryk t’shuemen e shtrengoi;
buzet t’shpulpueme n’ball’ ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.
Andrra e Jetes (Zoga)
I
N’per ograje po kendojne bylbylat
si tu u prralle me shoqi-shojne,
drandafilleve zymbylat
t’kandshmen ere dhunti ia cojne.
E nalt n’qiell ma e bukur hana
rreze t’paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n’valle shoqeve m’u pri.
Lodhe prej vegesh, prej rrangesh shpijet,
si u ba nate, ndej Zoga n’voter;
ndej m’u xe me dru dullijet
qe kish ba n’per mal, pa moter!
E kuvendte me nane-locen
si pergjumshem, ndonji fjale,
derisa bri votres gocen
e muer gjumi dalkadale.
Fjet bri votres: e kur shkendija
shndritte at fetyr’ te patravaje,
ejell prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fetyra e saje.
Here n’at’ gjume tue qeshun dukej,
si m’u fale here doren cote;
here permallshem n’veti strukej
e n’fetyre gjaku t’tan’ i velote.
(Ngrimun n’ar, mbi ‘i pullali
nen balkue nji beg kish dale;
holl’ e i gjate porsi selvi
n’rruge nen gardh ish duke nji djale.)
E nan-bardha tue shikjue:
“Flej me engjuj, thote, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate neper shpi”.
II
Prej nen nji tjegllet kish dale si ‘j tra,
ku nji mij’ tesha veloshin pa da;
permbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka
prej kambesh t’bag’tive. Ka dale Harapi
heret, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lope te medhaja
neper ograja.
Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta velonte te zgjoni;
pau se n’at’ nade poshte nji lavruer
kish ba nji shpuer.
Tue sjellun krahnin kendote me veti,
e i rridhte krahve si nji vale deti,
ku shndricem dielli leshonte si zhgjeta
rrezet e veta.
Rreze flak’ arit. Por rrotull fetyra
e fushes kish nd’rrue; kish nd’rruemun zyra
e bimes e e pem’ve; permbi balkue
deri kish nd’rrue
ere filcigeni; po vite ‘j tjeter
ere: porsi makthit; e rruga e vjeter
nen shpi, mbas gardhit, porsi nji drite
shkonte tue qite.
Nuk e kish vrumun kurr nder dit’ t’veta
at rruge n’balkue. Ktheheshin me ceta
asaj katundsit, tue dale pa pra
e ajo s’kish pa.
U nis te puna merzicem. Nisi
nder penj sovajken, e shpata krisi,
cirlikne rrotllat posht’ e perpjete
nen kambe te shpejte.
E vojt n’dritare prap. Ndoshta begu
ka mberri te rruga e pret te shtegu
veshun me t’arta, mbi ‘j pullali
per bukuri.
Nuk ishte begu: nen diell t’valte
vec dy dallendysha bajshin do balte,
balt’ e kashtare per cerdhe t’vet,
se Shen Ejelli a nget.
Ndoshta po avitet nji djal’ i ri
i holl’ e i gjate porsi ‘j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e ‘j kacatore.
Nuk erdhi djali: vec dy bylbyla,
nji n’drandofille, nji nder zymbyla,
permallshem thrrasin, e shoqi-shojne
me kange gazmojne.
III
Vijne dallendyshat porsi era
perte’ det te cerdhja e vet;
vijne bylbylat ku pranvera
n’pyje t’veshuna po i thrret.
Se qe pemet kan’ endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej bores qe i nep ushqim.
E, i dish’ruem, bje per fushore
me rrite bimen per gjith’ vend,
ku ‘j ere akullit mizore
kishte hupe lul’zim e shend.
Edhe ti prej asaj qe t’rriti
daju, vash’, e mos vajto;
me nji veshe, qe kurr s’ta shndriti
paras, shtatin hijesho.
Bashke me lule len dashtnija,
me kange t’shpendit qe galdon;
e pranveres bukuria
bashke prej gjumit t’tan’ i zgjon.
Del, o bij’, prej shpise sate,
del prei t’vorfenit katund;
njajo flake qe n’zemer pate
do t’pervjellin tjeterkund.
T’pret nji zemer flak’ e shkendija,
pret me tanden m’u ba nji;
sa jete t’apin Perendia
mos m’u damun kurr prej ‘si.
T’lype nji bes’ e ta nep t’ndershme
dora e unazaqe t’ven n’gisht;
e ndermjet pr’at bese t’gjithhershme
a dorzan’ i lumi Krisht.
Sogjetare, porsi furia
e nji rrfes’ qe qetat shpon,
jane te qiellit nalt ushtria
e n’dore shpata iu veton.
E din idhun regj Davidi,
e dine lott qe pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an’ e mb’an krajlnine e vet.
IV
E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n’toke me drite perndaret,
Hyjzit qe shndrisin
e qe shetisin
n’per qiell, jan’ t’bukur faret.
Kur del agimi
e rruzullimi
me ‘j drite kuqloshe mbelohet
e permbi kashta
shndrite pika-lashta,
zemra per mall gazmohet.
Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
nder pyje tue pingrue;
e knaqshme a ‘j lule
kur iu perkule,
o fllad i leht’, me e l’mue.
Por s’i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad qe shetite lulet
e me erna veshet,
foshnjes qe i qeshet
nanes, kur mbi ‘te perkulet.
Grueja shqyptare
(Amë e bi)
Ndre Mjeda
Ka ra rrezja nder bajama!
T’ bin e vet kshtu e pvetë e ama:
– C’ke, moj bi, qi kjan e fshan?
Kjan e fshan, e vetllat vran? –
– Kjava shum, mori lum nana,
Tuj qindisë e m’ ra gjylpana;
M’ ra gjylpana nen balkue,
E jam ulë tash me e kerkue. –
– Po cka kje qi lodt t’ i xori?
Ku kje dhima, a ku kje zori?
A por, drue, mos m’je harlisë,
Qysh se kjan – o tuj qindisë.
Pasha nanen nuk mund t’ bari,
Qi të me ndezet bija zhari!
Do t’ a dije e zeza nanë,
Pse ti vetllat shpesh m’ i vranë;
Pse c’ kah mot, moj, buza s’ t’ qeshet
E n’ argtime zemra s’ t’ ndeshet. –
– Nuk a’ gja, moj nanë s’ a’ gja;
Por po t’ tham, se as kot s’ jam vra:
Dicka vlon n’ ket cerdhe zanash;
Vlon dashtni, si n’bija nanash!
Nane, dashtnija m’ ka molisë,
Prandej kjaj – o tuj qindisë! –
– T’u thafët goja, bi, c’ po thue?
A kaq shpejt ti m’ je terbue?
Po shikjo, moj bi kercuna,
Se, po bana ‘i herë e t’ xuna,
Bana e t’ pava tuj m’ dalë n’ derë,
Nuk m’ ke pshtim, jo metsha e mjerë! –
– Jam shqyptare e bi shqyptari,
E ato fjalë, nanë, s’ mund i bari:
S’ ke me m’ pa, jo, tuj dalë n’ derë,
Si kujton, pse m’ ke per nderë;
As, moj nanë, nuk jam harlisë
Vec pse kjaj – o tuj qindisë,
E shka n’ zemer m’ ka pengue,
Asht gja e dejë, o nanë, per mue. –
Fillon nana tash me u vra:
Dicka nakel së mjerës i asht ba;
Don me cilë të ngriten gojë;
Por dro e mjera mos t’ gabojë:
– Fol, moj bi, mos m’ len nder grepa,
Mos më mshef gja, moj, se do djepa
I kam luejtë der tash e m’ ke
Dhelpen t’ vjeter: Ty sot be
T’ paca lshue, tash me m’ diftue,
Se pse zemra peshë t’asht cue. –
– Nanë, dashtnija m’ ka molisë,
Prandej kjaj – o tuj qindisë. –
Bindej nana, gja s’kuptote,
Por, te miren kah i a dote
Muer me t’ amel e i tha e mjera:
– Mori bi, moj si prendvera,
Pash njat diell e pash njat hanë,
Pash njat Zot, qi kthiell e vranë,
M’ difto sot, c’ sokol ke xanë? –
– C’ farë sokolit thue, moj nanë?
T’ thacë, moj, t’ thacë se s’ m’ a ban ndera,
S’ m’ a ban shpija, as s’ m’ a ban dera
Me luejtë mendsh, moj nanë, mas kuej:
S’ i kam dhanë, jo, fjalë kurrkuej.
E po t’ tham: Se n’ t’ endun t’ motit,
Po t’ tham, po, me besë të Zotit,
Ty due fjalët me t’ i ndigiue,
As s’ kam mend me t’ u largue.
Zemren dysh un s’ mund e daj:
M’ len t’ qindisi, m’ len të kjaj! –
U ngri nana, lodt i pshtuen;
Para s’ bis fort syt i u xuen.
Kaluen dit e kaluen net,
Vajza ma me gojë s’ po flet:
Me gojë s’ flet edhe na a’ smue,
Rat e mjera a’ tuj lingue:
Lingon keq n’ at shtroje deket
E shpesh paket edhe meket.
Ftyra e sajë porsi flok bore;
Mndash, gjylpanë s’ i hjekë prej dore;
Por punon e tuj punue,
Shef pelhuren se a’ marue:
I lshon syt mi te me mall
Edhe e puthë e e ven në ball.
Nana vajzen tuj dihatë
Shpesh e ndien e: – Mori e ngratë,
A njimend s’don me m’ diftue,
Se pse zemra peshë t’ asht cue? –
– Nanë, dashtnija m’ ka molisë;
Kjava mjaft-o tuj qindisë!
Kjava mjaft… – Ma desht t’ligjrojë,
Por i u kput ksajë fjala n’ gojë.
Si fjalë tjera nuk mund të xori,
Mndash, gjylpanë prap n’ dorë i mori;
Por dy duerët, porsi florini,
Mi pelhurë deka i a ngrini.
– Kuku nana kjan me lot,
Se c’ me gjet mue t’meren sot!
Se c’ e gjet të zezen nanë
Nen ket diell e nen ket hanë! –
Merr pelhuren, qi pat enë
Bija e sajë; kishte pasë kenë
Kuq e zi e m’ te qindisë
Gjet dashtnin qi e kisht’ molisë.
N’ krye t’ flamurit kisht’ punue,
Per rreth shqypje, m’ dorë prarue,
Fjalët e hershme, fjalët e të Parve:
Se Shqypnia asht e Shqyptarve;
E nder skaje fjalët “liri”.
Merr nanë-shkreta e pshtiell at bi,
Qi, pa njofët tjeter dashtni,
Ishte shkri vec per Shqypni.
Eni bija, zana malit,
Ju qi kjani n’ dekë t’ njij djalit,
E, permysë mi ket bujare,
N’ te nderoni bin shqyptare;
E tuj puthë e mall e vajë
Njat flamur, qi dora e sajë
Diejti aq bukur me qindisë,
Pse dashtnija e kisht’ molisë;
Lidhniu tok: Per herë dashtnija
Per vend t’ uej t’ u jet stolija;
Pe, po kje qi, si kjo bi,
Rriten vashat në Shqypni,
N’ vend do të shkojë-o fjala e t’ Parve,
Se Shqypnia asht e Shqyptarve.
Lidhniu tok, si bajshin motit
Ato bijat e Kastriotit,
E broh’ritni n’ gzim e n’ vajë:
Rrnofte Shqypnija e flam’ri i sajë
ANDERR
Pezull prei qiellit fluturote e shkreta
E si dielli n`mjesdite rreze shperndake;
Engjell nder cucat o nji cike gjake
Qi vec qielli numron nder valle t`veta.
Arit i kishte floket, e kish si zgjeta
Driten e syve e mollzat rrumbullake,
E buzet e vocrra me te ngjyeme gjake,
Qe kur i pash krejt i mahnitun mbeta.
Mandej si njeri, qe prej gjumit ngrihet,
Mora zemer e e pveta me trimni :
„Engjell a vajze je ti, o bukurija?“
Qeshi goca nji here, si vashe qe pihet,
Uli kryet teposhte e me dashtni
„Moter e nane,tha, m`ke- jam Shqyptarija“
PRENDVERA
Jeni lodhe,dallendysha t`shkreta,
Je molis`i ziu bylbyl;
Ah!pushoni n`streh` ku u gjeta,
Pusho n`kopshte te njaj zymyl.
Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju prendveren na pruet ketej;
Shlodhn`ju pra, dallendysha t`mjera,
Rri ,bylbyl, n`lulzim qi kthej.
Se qe`j prrue prei malit ulet
E t`tane fushes ushqim i nep;
E nen bore po shperthejn`lulet
Porsi femie qi zblohen n`djep.
Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb per gemb;
U zgjue pema, e qe prej shijet
Buloj mbare neper kopsht t`em.
Ndej`brie votres nieri myket:
Vrapo, bulk, ku puna t`thrret;
Tui vrue fushen kau berlyket,
Lyp`m`u vue per lavre t`vet.
Ja 6 letrat e Mjedes per albanologun danez
Shpresoja se mund të takoja Zotërinë Tuaj në këtë Kongres të Orientalistëve, por fatkeqësisht shpresat e mija qenë zhgënjyese. Përveç çështjeve të ortografisë së shqipes doja të diskutoja me Zotërinë Tuaj mbi alfabetin e ri të adaptuar në Atdheun tim. Zotëria e Juaj do të ketë dëgjuar se si, në muajin maj të këtij viti, janë mbledhur ipeshkvijtë e Shqipërisë për të ujdisur, mbi një mënyrë të vetme, të shkruarit e gjuhës shqipe. Në ato konferenca unë paraqita dhe mbrojta alfabetin Meyer, në një farë mënyre të modifikuar, sepse ipeshkvijtë mundësisht, nuk donin, as shkronjat e binjakëzuara, as ato greke. Duke mos më mbetur asnjë kopje e shtypur, po marr lejen t’Ju dërgoj një kopje të dorëshkrimit.
Pesë ipeshkvij kanë adaptuar këtë sistem për shkollat e tyre; Ata janë të gatshëm, pak a shumë, të pranojnë ato modifikime që dijetarët do t’i shikonin të nevojshme. Arqipeshkvi i Shkodrës i është nënshtruar pikërisht edhe ai gjykimit të dijetarëve, për t’i pranuar, apo jo. Unë kam bërë për këtë një paraqitje të shkurtë në sesionin e parë të këtij Kongresi; por duke mos qenë aty asnjë specialist shqiptar, ato u mjaftuan me një votim të përgjithshëm. Profesori shumë i ndritur, Vilhelm Thomsen, më dha për ato një gjykim shumë ledhatues: Ai aprovoi të gjitha, përveç d 1 për ä dhe þ për è; dhe do të donte, në vend të tyre, ð (ose ð ) dhe þ ose g. Shenji ð, propozuar prej Zotërisë Suaj, tek Albania e Brukselit, nuk është në simetri me shkronjat e tjera latine dhe pastaj, me karakteret latine të shkronjave të mëdha: unë do të kisha propozuar, që në fillim ð, por më përmbajti propozimi i Juaj, i shprehur në revistën e lartpërmendur.
Me të njëjtin mendim të Profesor Thomsen është edhe Profesori Bloomfield i Baltimores. Unë do të isha i gatshëm të pranoja ð dhe g dhe i lutem përunjësisht Zotërisë Suaj të më shprehni gjykimin Tuaj mbi këtë alfabet.
Sikurse të mos të vonohej për të rënë në dorën tuaj, kjo letra e ime do Ju lutesha me kërkesën për të patur një përgjigje sepse do të më ishte e nevojshme para kthimit tim në atdhe. Në një rast të tillë do të mund të më shkruanit në Vjenë: Manastiri Franceskan.
Shpresoj gjithashtu që Zotëria e Juaj të mos mënojë të sqarojë me këshillat e tij Akademinë Shqiptare “Agimi” të sapothemeluar prej ipeshkvijve, kryesinë e së cilës ma besuan mua. Adresa ime, në Shkodër, është:
D. Andrea Miedia, Sekretar i Ipeshkvit të Sapës, Shkodër, Shqipëri.
Pranoni më në fund, Zotëri Profesor, shprehjen e adhurimit dhe të respektit tim.
Hamburg, 10 shtator 1902. Me devocion
D. Andrea Miedia
Sot, i kthyer nga Pottenstein, gjeta letrën Tuaj shumë të çmuar të
11 muajit vazhdues. Falënderoj pafundësisht Zotërinë Tuaj për xhentilencën në përgjigjen kaq të shpejtë të letrës sime e pastaj për dashamirësinë e treguar ndaj sistemit të propozuar prej meje. Vërejtjet e Juaja janë shumë të sakta; unë vetë, më përpara, i pata propozuar Konferencës së Ipeshkvijve ts dhe tš; por ato iu kundërvunë sepse ishin tinguj që përdoreshin shpesh, ndërsa shkrimi bëhej më i papërcaktuar, ndërsa pranuan dz dhe dž sepse ishin të rralla. Mbështetur në shënimin e bërë prej Zotërisë Suaj në parathënien e “Tekste Shqipe” tuaja, u theksova ipeshkvijve, në mënyrë private, përdorimin e shenjës Y për e të pazëshme, por pashë se nuk do të aprovohej. Pikërisht kështu jam i sigurtë që nuk do të dëgjohesha nëse do të propozoja 2 , për . Përkundrazi do të bëj çdo gjë, madje, besoj se kam autoritetin të vendosi ð dhe þ për d 3, þ, aq më tepër që me Zotërinë Tuaj pajtohen edhe profesorët Thomsen e Jarnik (ky me të vërtetë tha ð e þ). Por përsëri do të doja të pyesja nëse është pikërisht një diçka e papërshtatshme të përdoroj Ð. ð në vend të ð.
Zotëria e Juaj thotë që sistemi me dy shkronja mund të përfeksionohet deri në një shkallë të lartë, p.sh. sh = š. Besoj që Ju gjithmonë nënkuptoni sikurse unë, në fund iu drejtova letrës suaj, në rastin që t’i jepet njerës prej shkronjave tuaja, për shembull h një rol special; sepse diagramet sh, gh, ch, th sikurse përdoren prej Albanisë së Brukselit e prej një shoqërie të Shkodrës, nuk mund të shërbejë për të gjithë dialektet shqiptare, p.sh. greko-shqiptare: nishem (s+h); laghem (g+h); pichem (në rasën e c=k); nìithem.
Pardje kam qenë në Pottenstein pranë dr. Jarnikut. Natyrisht biseda ra mbi Zotërinë Tuaj, dhe ai më tregoi që Ju kishit kaluar disa javë në Pragë, pranë tij. Ka qenë një fatkeqësi për mua që nuk munda ta takoja Zotërinë Tuaj për t’u ndriçuar mbi disa pika të ndryshme. Por i gjëndur në Shqipëri, do Ju shkruaj shpesh e shpresoj që Zotëria e Juaj do të më japë këshillat e njerëzishme. Pastaj do të isha me fat, sikur, kurdo, që të ndodhë, të mund t’Ju kisha mysafir në shtëpinë time. Nuk do të gjeni komoditetet e vendeve tuaja, por, së bashku me varfërinë, do të gjeni gjithë zemërbardhësinë e mundur. Mjafton që Zotëria e Juaj të më lajmërojë dhe unë do të vij shpejt t’u takoj në port.
Dr. Jarniku ka shkruar për alfabetin tim “Gjithë kjo më duket shumë praktike dhe shkencore”. Për sa i përket d4 e þ thotë se do të donte ndonjë shenjë tjetër. “ose diçka si shënja greke të modifikuara, ose ato të cilat përdoren në gjuhët gjermanike, pra ð, þ.”
Prej këtu, mbas tre ose katër ditësh, do të nisem për në Shqipëri. Drejtimi im atje është: Nenšati-Scutari d’Albania.
Duke Ju falënderuar për xhentilencën tuaj, jam me ndjenjat e stimës së thellë dhe të adhurimit
i Zotërisë Suaj sherbëtor shumë i devotshëm
D. Andrea Miedia,
Sekretar ipeshkvnor i Sapës
Wiena, 18 shtator 1902
Letra që Zotëria e Juaj ka patur mirësinë të më shkruaj muajin e kaluar ka qenë për mua ngushëllim i madh; ndërsa miratimi i Zotërisë Suaj është shpërblimi më i madh për lodhjet e mija. Në anën tjetër alfabeti që unë i kam propozuar atdheut tim është më shumë i Juaji se sa i imi.
Tekstet që unë jua kam dërguar Zotërisë Suaj kanë gabime shtypi dhe gabime kopjimi. Dhe arsyeja është që unë nuk kam mundur të kem bocat e shtypit për rishikim. Pastaj për kopistin, qoftë alfabeti, qoftë ortografia ishte gjë e re e kështu nuk është çudi që të gabonte shpesh. Përveç saj, pas një sorrollatje të gjatë, se kush duhej të më shtamponte këto tekste, në fund u nxitua shumë, me qëllim që të paraqiteshin sa më parë. Kështu që në katër muaj unë i vetëm u desh të shkruaja, të kopjoja e të kopjoja e të rilexoja këto katër libra, dhe gjithashtu në të njëjtën kohë, pesë tekste të tjera që janë në shtyp.
Kisha ushqyer një shpresë të madhe që Zotëria e Juaj do të kishit ardhë vitin e shkuar në Shkodër, sikur para tre vitesh keni patur një qëllim të tillë. Do të kisha trajtuar me Ju shumë çështje të ortografisë. Në kohën e sotme, Shkodra është gati një grumbull gërmadhash, por nuk do të vonojë shumë dhe do të mund t’u japë strehim mysafirëve, e në një rast të tillë, Zotëria e Juaj do të mund të vinte, si në shtëpinë e vet, në rezidencën episkopale, sepse vëllai i im, nga ipeshkëv i Sapës, është bërë arqipeshkvi i Shkodrës. Unë pak a shumë ndalem në dioqezën e Sapës, sepse në këtë fushë të gjërë, përveç asaj pak që mund të bëj në letërsi mund t’i shërbej atdheut duke futur pak bujqësi racionale në përdorimin e veglave të përfeksionuara moderne. Por gjithashtu nëse do ta dija që nuk jam tepër i rëndë për Zotërinë Tuaj, do të merrnja lejen, në një kohë jo të largët, t’Ju propozoja disa çështje ortografike për t’u ndriçuar nga ana e Zotërisë Suaj.
Duke Ju falënderuar përzemërsisht për mirësjelljen Tuaj të këndshme që keni përdorur ndaj meje, gjithmonë me ndjenjat e stimës së thellë e të mirënjohjes
Jam shërbëtori i devotshëm i Zotërisë Suaj shumë të Ndritur
D. Andrea Miedia
Famullitari i Grâmšit
Shkodër, 11 korrik 1905
Dëshiroj prej shumë kohe të falënderoj Zotërinë Tuaj të Ndritur për gjykimin ledhatues të dhënë mbi punimin tim të vogël e të varfër Vrejtje mbi artikuj e premna pronës të giuhës shqipe; gjykim që i detyrohet mirësisë Suaj të lindur.
Zotëria e Juaj u mrekullua që mbas aq shumë vitesh unë u kujtova për Ju; po si mundem unë të harroj durimin Tuaj dashamirës të përdorur ndaj meje në çështjen e alfabetit? Si mundem unë të mos ndjeja mirënjohje për veprimin Tuaj të palodhur në hulumtimin e gjuhës sime amtare me një mprehtësi të jashtëzakonshme për gati gjysëm shekulli?
Por mirënjohja ime është diçka e vogël; emri i Zotërisë Suaj të Ndritur të mbetet përjetësisht në zemrën e çdo shqiptari.
Përsëri tani, i Ndrituri Zotëri Profesor, po vi t’Ju shqetësoj duke kërkuar një gjykim Tuajin.
Duke studiuar prej meje mbaresat e emrave dhe të përemrave shqip, kam arritur të bindem që këto mbaresa nuk janë tjetër veçse përemri i shkurtuar “i”: i dhaçë , e pashë, Njejës; u thaçë, i njof, Shumësi. Duke shërbyer për mashkullorin e femërorin, këto rasa, do të shërbenin për të gjitha rasat mashkullore e femërore. Përveç kësaj mungesa e Emrores në ato, do të tregonte që në gjuhën shqipe emrorja e emrave, do të ishte një casus indefinitus. (rasë e papërcaktuar). Me këto do të ishte e natyrshme shpjegimi i gjindores, shumës – ve pa ndjekur ovom slave, sikurse bën Skok, që sipas mendimit tim është plot gabime; Edhe sikurse do të ishte i lehtë shpjegimi i gjindores shumës “atune”. Një gjurmë e këtij përemri e bashkuar me gjindoren, dhanoren njejës të emrave që mbarojnë me –a më duket se mund të jenë gjindorja, dhanorja, njejës “sai”.
Do të isha pafundësisht mirënjohës, sikur Zotëria e Juaj e Ndritur të denjonte të më tregonte pikëpamjen e Tij mbi këtë çështje.
Pranoni i Ndritur Zotëri Profesor shprehjen e nderimit dhe adhurimit tim më të lartë me të cilin dëshiroj të jem
i Zotërisë Suaj të Ndritur Sherbëtor i Devotshëm
D. Andrea Miedia
Profesor në Seminarin Papnor
Shkodër, Shqipëri
Letra e Zotërisë Suaj të Ndritur më erdhi në dorë mbas një farë kohe sepse kishte shkuar më parë në Kostandinopol. Falënderoj me gjithë zemër Zotërinë Tuaj të Ndritur për mirësjelljen që keni përdorë duke më kujtuar mua. Pres pastaj me ankth tre botimet tuaja, që më shënon në letër. Hulumtimet gjuhësore të Zotërisë Suaj të Ndritur lidhur me gjuhën shqipe, janë të një mjeshtrije shumë të lartë; Sa herë që unë kam patur rastin t’i kem, kam mbetur prej tyre pa mend i mrekulluar. Për çdo rast, për të më gjetur përsëri, mund të përdorni adresën time…… Arcivescovado, Scutari d’Albania.
Tekstet shkollore në botim që jua kam përmendur Juve janë gjashtë, përvec atyre të katërtave që tashmë Zotëria e Juaj i zotëroni dhe janë: 1.) Numeratorja. Ška³a e mjesYme; 2) E njëjta, Ška³a e tretY; 3) KYndime per ško³Y, Libri i tretY; 4)TY mbleðunit’ e mYsimeve tY kYštêna, Pjesa e dytY; 5) E njëjta, Pjesa e tretY; 6) Historija šêjte. Posa do të kenë dalë prej botimit do të jetë detyra e ime që t’Jua dërgoj kopjet Zotërisë Suaj të Ndritur.
Duke qenë këto ditë i transferuar në Kukli (pranë lumit Drini) e duke u gjëndur në ndërtimin e shtëpisë së re famullitare nuk kam mundur ende të nxjerr në qarkullim librat e mij; pra kështu nuk kam mundur të shikoj as Meyerin, as Rossin. Ajo që thuhet sinzY nuk më është aspak e njohur. Madje, duke bërë fjalë për një vegël të zakonshme, mund të siguroj që nuk është aspak e dialektit gegë që kupton Rossi. Nëse kjo fjalë tek Meyeri nuk është në rendin alfabetik, jam i sigurtë që është një gabim i shtypshkronjës, në vend të k½zY (me kie = me krasitë), ndoshta Rossi ka shtuar n për hundaken.
Pranoni i Ndrituri Zotëri Profesor, shprehjen e nderimit dhe adhurimit tim të lartë.
Kukli, 1 qershor 1906
I Zotërisë Suaj të Ndritur
Sherbëtor shumë i devotshëm
D. Andrea Miedia,
Famullitar i Kuklit
I Ndrituri Zotëri Profesor
Lajmi i përvjetorit Tuaj të shtatëdhjetë, ka mbushur me gëzim të patreguar zemrën time. Zotëria e Juaj i Ndritur, në vazhdën e gjatë të këtyre viteve ka kaluar si një diell mesditës, duke shpërndarë rrezet e tij të ndritshme mbi errësirën e institucioneve të shumë gjuhëve të huaja e përtej të tjerave ka kontribuar në njohjen e gjuhës sime amtare. Të tjerët kanë folur e do të flasin për meritat Tuaja shumë të larta në këtë degë të diturisë njerëzore; Unë nuk mundem tjetër, veçse t’Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për investigimet Tueja shumë diturake mbi gjuhën shqipe. Falënderoj Zotin që më ka dhënë kohën për të parë këtë ditë të lavdishme për të ndritshmin Zotërinë Tuaj duke mbushur pikërisht edhe unë shtatëdhjetë vjetët (19.11. 1866).
Lajmi i kësaj dite të lumtur për Zotërinë Tuaj të Ndritur më arriti më 3 të këtij marsi. Ndonëse kishte kaluar kufiri që të merrnja pjesë në “Tabula gratulatoria” të omazhit ndërkombëtar që Ju ofrua në atë ditë shumë të gëzueshme, unë nuk do të doja të hiqja dorë nga të dërguarit e kësaj letre pjesëtarëve të kësaj ceremonie. Ju lutem pranoni Zotëri i Ndritur shprehjen e mirënjohjes sime të sinqertë dhe të një adhurimi të thellë.
i Zotërisë Suaj të Ndritur, Sherbëtor i Devotshëm
D. Andrea Miedia
Profesor në Kolegjin Saverian dhe Seminarin Papnor
Shkodër 26 mars 1937


Leave a Reply