Shqiptarët nuk janë sllavë. Edhe ilirët gjithashtu nuk qenë të njëjtë me sllavët. Me sa thuhet rreth ilirëve, ata zbritën nga veriu i Evropës, diku rreth zonës së Gjermanisë së sotme ku është edhe kufiri arjano-sllavë sot. Psh mesa di unë, prapashtesa -ak si në fjalët durrsak, kaçak apo romak është e njëjtë edhe në sllavishte. Pra nga një origjinë tepër të largët në kohë, flas për rreth 8000 vjetë para Krishtit, ilirët, ose më mirë pellazgët duhet të kenë qënë i njëjti popull me sllavët, por që zbriti në atë kohë në Iliri. Koha e gjatë që këta kanë qënë të shkëputur, dhe distanca gjeografike ka bërë që pellazgët dhe sllavët të mos jenë i njëjti popull.
Unë preferoj t’i them ilirëve pellazgë, dmth në ktë bisedim pasi pellazgët në fakt njihen si baballarët e ilirëve, dhe banorët e parë të Ballkanit.
Lis, unë them se çdo historian që nuk e njeh gjuhën shqipe, rrjedhimisht do ndeshet në shumë gabime nëse mendon të flasi apo të dijë historinë ose përbërjen e kombit shqiptarë. Pra Castellan, si shumë historianë të tjerë mund të jetë gabim në çfarë ka thënë.
Përsa i përketë flamurit tonë kombtarë duhet të jemi krenarë që ne ja kemi dhënë Bizantit, pasi ishte vetë një perandor ilir ai që e formuloj ktë simbol, dhe që ja dha perandorisë. Kostantini i madh prej Nishit dardan, e përdori ktë emblemë për të treguar se megjithëse ai krijojë një kryeqëndër të dytë (Kostantinopojën) perandoria kishte prap një trup, pra një shqiponjë me dy koka.
Pse shqiponjën? Lis duhet të jemi shumë krenarë megjithëse jo të gjithë shqiptarët e dinë se shqiponja është simboli i diellit. Dhe në fakt Kostantini i madh më parë se të ligjëronte krishtirimin në Evropë, i luteshe Zotit diell. Ky besim është besimi i lashtë pellazgë në Diellin Dodon, pra në të njëjtin diell që faleshe edhe Akili para se të shkonte në luftë me Trojën. Dhe kryeqëndra më e vjetër dhe faltorja e parë e këtij Zoti është në Dodonë të Janinës. Më pas ajo u çvendos në malin e Tomorrit, që ndryshe quhet edhe Dodona e dytë. Riti vazdhon edhe sot, çdo 16 qershor të çdo viti më duket, dhe është vazhdimësia e besimit pellazg që e kanë ruajtur shqiptarët.
Shqiptarët? Emri jonë! Pse do thuash se quhemi të tillë? Vërtetë Skënderbeu na emërtoj të tillë, dhe e ripërdori emblemën e Kostantinit (sepse qe ai që krijoi Bizantin) si flamurin tonë, po pse prap kjo koiçidencë? Sepse siç e thash më lartë, shqiponja është simboli i diellit, dhe njëkohësisht lajmëtarja dhe plotësuesja e dëshirave të Zojsit (Zeusit). Skënderbeu në fakt qe unit, pra as katolik dhe as orthodoks, por qe për bashkimin dhe unifikimin e kishës, ndaj besimi i tij i fortë qe në Zot dhe jo në “lëvizjet” e ndryshme fetare që kishin për fill “dorën” dhe “vullnetin” e njeriut dhe jo të Zotit…
Lis, përsa i përket grekëve, sidomos ata të sotmit, a e di ti se ata në shumicën e tyre janë në të vërtetë arvanitas që kanë nxjerrur jashtë pëdorimit gjuhën shqipe duke huazuar gjuhën skirilishte që është greqishtja e sotme? Gjithashtu, helenët e lashtë ishin një fis pellazg sikur ilirët, dardanët, taulantët etj etj. Pra grekët dhe shqiptarët janë gati i njëjti popull, me ndarjen se në Greqi nuk ka vetëm arvanitas, por gjuha skirilishte i është imponuar nga “grekët” e Azisë së Vogël që nga gjaku janë një përzjerje semitësh, turqish etj etj që ngelën të krishterë dhe që kur u dëbuan nga Smyrnia (Izmiri i sotçëm) në 1922 mbipopulluan Greqinë dhe i imponuan gjuhën skirilishte arvanitasve.
Nuk është rastësi Lis që emrat e zotërve helen shpjegohen vetëm në saj të shqipes, dhe që gjithashtu të ndeshim në mitollogjinë helene Zojsin (Zeusin) të ketë “shqiponjën” si bijën dhe plotësuesen e dëshirave të tij… Nuk është rastësi që gjuha e Homerit, emër që e gjen edhe sot në Shqipëri si Ymer, është shumë e përafërt me gjuhën shqipe, dhe në fakt s’ka fare lidhje me skirilishten me të cilën përbëhet sot gjuha greke. Troja, Athina, etj etj ishin qytete pellazge, dmth të një gjaku me shqiptarët. Kjo është e vërteta Lis.
Ndërsa për sllavët e ballkanit, dhe kryesisht serbët, boshnjakët, maqedonasit dhe kroatët mos të të vij çudi që të jetë e kundërta: popujt e tyre të kenë gjak shqiptarë dhe jo e anasjellta. Gjatë shekujve ka pasur shumë asimilime të shqiptarëve kur serbët iu hodhën trojeve ilire, dhe ndaj arvanitasit, ashtu siç bënë edhe dorët me helenët, zbritën në More (Greqi) dhe jetuan aty. Të tjerët ose u vranë (siç u munduan të bëjnë edhe në Kosovë) ose u asimiluan nga këta sllavë që lartpërmënda.
Ndaj pse Marko Boçari me arvanitasit e tjerë çliruan Greqinë duke e ndjerë si mëmëdheun e tyre, mos të të duket çudi tani Lis. Gjatë asaj perjudhe (1820-1850) ishte hedhur edhe ideja e forminit të shtetit Shqiptaro-Grek si një komb. Mos harro edhe një herë se shumica e popullit grek është e përbërë nga arvanitasit si komb, por populli që u çvendos nga Azia e Vogël mbizotëron sot e kësaj dite me politikat dhe “shovinizmet” e saj në Greqi.


Leave a Reply