Një bombul e madhe gazi shpërtheu sot në një nga komplekset e banimit në Plazhin e Velipojës duke shkaktuar 5 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shendetësore. Shpërthimi shkaktoi gjithashtu edhe dëme të mëdha materiale. Ngjarja e sotme risolli në vemendje problemet me sigurinë që shkakton mosrespektimi i rregullave të sigurisë në përdorimin e bombulave të gazit.
Burimi/Zeri i Amerikes
Si ndodhi shpërthimi në Velipojë: Babë e bir rëndë për jetën, flet shefi i Djegie Plastikës
Tmerr ne kompleksin turistik Fishta në Velipojë. Shperthimi i fuqishem i gazit ka shkaktuar se paku 4 persona te plagosur rende dhe 20 te tjere te lenduar me lehte, qe u nisen me urgjence drejt spitalit.
Ora 12:34 Shefi i repartit te Djegie Plastikes ka dhene informacionet e para pas mberritjes se babe e bir, te djegur nga shperthimi i fuqishem ne restorantin e tyre ne Velipoje. Belba ka thene per mediat se gjendja e tyre eshte shume kritike. “Ne japim prognoze te rezervuar per jeten”- tha ai.
Ora 12:25
Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit dhe konstatuan se në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. News 24 raporton se ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. ish-kryetar i Komunës së Velipojës, biznesmen ndërtimi dhe ish-kandidat i PS për deputet.
Ora 11:45 Drejtori i Spitalit te Shkodres ka bere me dije se dy prej te plagosurve qe u shtruan fillimisht ne spitalin e Shkodres dhe me pas u nisen drejt Tiranes jane bab e bir, pronari i restorantit ku ndodhi shperthimi dhe djali i tij.
Ora: 11:12
Drejtori i spitalite te Shkodres ka dhene informacion lidhur me gjendjen e te plagosurve. Ai ka thene se nje i lenduar ne gjendje me te rende eshte derguar drejt Tiranes, nderkohe qe nje tjeter po behet gati per transport me helikopter drejt kryeqytetit per ndihme te specializuar. Nderkohe, sipas tij, gjendja e dy te tjereve eshte problematike, por jo e rende si ata qe u vendos te levizeshin nga spitali rajonal.
Ora 10:52
Dy prej te plagosurve nga shperthimi jane nisur drejt Tiranes me helikopter. Mes tyre, i plagosur rende eshte edhe pronari i restorantit ku ndodhi shperthimi.
Lexoni po ashtu: Kufiri Kosovë-Serbi në Merdare është kthyer në vend pritjesh të gjata për bashkatdhetarët (Video)
Ora 10:30
Nga vendi i ngjarjes, gazetari i “Panorama” raporton se 4 persona jane te plagosur rende, njeri prej tyre duket i shtrire pertoke, nderkohe qe 20 te tjere kane lendime me te lehta.
Sipas të dhënave të para mesohet se zjarri ka perfshire nje restorant ne katin e pare te kompleksit dhe dyshohet se ka ndodhur shpërthim i një bomole gazi. Ne vend po shkojne me urgjence forcat zjarrfikese.
“Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi në një restorant. Raportohet për 4 të plagosur rende”- raporton “Panorama”.


Leave a Reply