TURISTËT VIZITOJNË DIBRËN, POR INFORMATAT I MARRIN NGA CICERONË, TË CILËT NUK E NJOHIN DIBRËN
Nga Vjollca SADIKU
08-bigorskiMe ardhjen e pranverës fillojnë në qytet të ndjehet edhe ardhja e grupeve të turistëve të huaj. Por, ata shpesh herë ndodhin para një hutimi se nuk dinë çka të vizitojnë dhe vetën rrotullohen aty, tek qendra, duke kërkuar ndihmë edhe nga kalimtarët e rastit se ku mund të gjejnë vende historike dhe përkthyes shoqërues për t’i shëtitur ato. Edhe shumë turist që vijë për t’u mjekuar në Banjat e Dibrës “Capa” shpesh herë kërkojnë që të shfrytëzojnë vizita në vendet turistike apo historike,por pa cicëron sikur nuk vlen as shëtitja në vendet që janë atraktive për huajt. Edhe pse qyteti dhe rrethina e Dibrës ka objekte të shumta kulturo-historike, të cilët janë një bazë e fuqishme për zhvillimin e turizmit, në qytet nuk funksionon asnjë zyrë për paraqitjen e këtyre objekteve, por as një ciceron, i cili do të shoqëronte grupet turistike që vizitojnë Dibrën dhe t’ju sqaronte dhe informonte turistët për objektet në fjalë.
Dibrën e vizitojnë turistë në mënyrë të organizuar, por edhe individualë. Në qytet, shumë shpesh mund të takosh turistë nga Anglia, Franca, Holanda, Gjermania dhe shumë shtet të tjera, të cilët enden lart e poshtë për të fotografuar qytetin dhe për t’u informuar se çka është ajo që është karakteristike për Dibrën. Edhe kur Dibrën e vizitojnë grupe të organizuara turistë nga agjencitë turistike, kryesisht të Ohrit dhe Strugës, nëse do të dëgjosh ciceronët në komunikimin e tyre me turistët, shpesh herë do të dëgjosh informata qesharake dhe dizinformata. Ky është një problem shumë i madh, i cili duhet të tejkalohet dhe atë duhet ta bëjnë shoqatat të ndryshme turistike, apo institucionet të pushtetit vendor.

Ciceronët që udhëheqin grupet turistike nuk e njohin Dibrën dhe rrethinën e saj. Në këtë drejtim është më se normale të mendosh se ata nuk e njohin as edhe kulturën e vjetër Dibrane dhe është absurde që ata të prezantojnë bukurit dhe objekte kulturo- historike të saj. Ata, kryesisht, ndalen në qendër të qytetit e pastaj vizitojnë Manastirin ,, “Shën Bigorski,,. Disa herë çojnë turistët në vizitë në banjat e Dibrës, por jo gjithmonë.
Zhvillimi i turizmit në Dibër ka një bazë të fuqishme, e cila duhet të shfrytëzohet. Agjencitë turistike lokale një kohë të gjatë ashpër kanë reaguar në mënyrën e paraqitjes së Dibrës nga ana e ciceronëve të huaj- jo dibranë. Evzi Skara punëtor i njohur turistik në Dibër, në një takim ka theksuar se nëse Dibra ka zyrë turistike dhe cicëron profesional, atëherë mund të përfitojë dukshëm një numër të madh të turistëve që vizitojnë Maqedoninë dhe ata turistë t’i sjellim në Dibër. Ardhja e turistëve në mënyrë të pa organizuar e cila varet në numrin më të madh të tyre nga agjencitë turistike të Ohrit nuk i shkon në interes Dibrës. Dibra ka banjat e saj të bukura, xhamitë, shtëpitë e vjetra qytetare, Liqenin e Dibrës, lumin Radikë dhe një histori të vjetër të cilën duhet ta dinë vizitorët të saj.

Lëvizjet politike dhe strategjike që janë të pranishme në Dibër dhe vendin e Dibrës në rolin të bazës të elementit mbarëkombëtar duhet paraqitur nga ciceronë vendas. Ciceronët, të cilët janë nga vendet të tjera as që përmendin domethënien e madhe të dibranëve dhe Dibrës në rolin e saj patriotik, kombëtar dhe shqiptar.
gazetadibra.com


Leave a Reply