Granit Xhaka i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur kurorë me të fejuarën e tij, Leonita Leka.
Mefushori i Arsenalit ishte i veshur me një kostum blu në këtë ceremoni martese, ndërsa bashkëshortja e tij dukej mjaft sensuale me fustanin e bardhë përrallor.
Fotot e publikuara në Facebook janë bërë në një vilë luksoze në periferi të Prishtinës, ndërsa dasma është mbajtur thuajse në sekret nga familja Xhaka.

Në gëzimin e çiftit të ri nuk mund të mungonte vëllai i Granitit, Taulant Xhaka, që në profilin e tij në Instagram postoi një foto të të dyve, duke iu uruar jetë të lumtur.

(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply