Një 27-vjeçar është ndaluar nga policia e Kukësit me akuzën e përndjekjes së një vajze nga Dibra, të cilës i kërkonte të martohej duke i bërë presion. Në pranga ka rënë shtetasi Pajtim Kolgjini, banues në Kukës.
Ai është kallëzuar në polici nga shtetasja me iniciale S.L., banuese në Dibër, pasi më datën 23.05.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, duke e detyruar që të shkojë në automjet me të dhe më pas e ka dërguar tek banesa e tij, ku ka pesë ditë që e ka mbajtur në banesën e tij, duke i bërë presion, me qëllim që të martohen.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Përndjekja”.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply