SI TË APLIKONI PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ME 11 QERSHOR 2017?
Për të aplikuar për të votuar ju nevojitet të keni:
– Letërnjoftim apo pasaportë të Republikës së Kosovës
– Kompjuter me qasje në internet
– Email adresë për të dërguar dhe pranuar emaila
– Printer apo mundësi për të shtypur formularin
– Skener apo telefon me kamerë qe të mund të fotografoni formularin
Hapat që duhet ndjekur për të aplikuar janë të shënuar më poshtë:
1. Shkarkoni formularin në:
http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1_lvjjbwbauk.pdf
2. Shtypni formularin e shkarkuar. Për ta hapur formularin ju duhet të keni të instaluar programin Adobe Reader në kompjuterin tuaj. Atë mund ta shkarkoni falas dhe instaloni nga https://get.adobe.com/reader/.
3. Plotësoni formularin me të dhënat e juaja. Shkruani qartë dhe me shkronja të shtypit. Në fund e nënshkruani formularin.
4. Skenoni apo e fotografoni me telefon mobil formularin e plotësuar dhe nënshkruar. Kur e fotografoni i kushtoni kujdes qe i tërë formulari të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm.
5. Skenimin apo foton e formularit e bashkangjiteni me kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës së Kosovës dhe së bashku i dërgoni me email në adresën
ovpp@kqz-ks.org
6. Formularin duhet ta dërgoni më së largu me 22 maj 2017.
Pas kësaj ju do pranoni një email kthyes nga ovpp@kqz-ks.org mbi atë se nëse aplikacioni juaj është pranuar dhe si të veproni më tutje për dërgimin e votës suaj.
http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1_lvjjbwbauk.pdf
#DiasporaVoton


Leave a Reply