“Nuk e kam vrarë unë Lumturien. Ajo vrau veten”. Kështu është shprehur sot përpara gjykatës Beqir Xhilaj, 74-vjeçari i akuzuar për ekzekutimin me çifte të bashkëshortes së tij të katërt.
Sot ai është paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë e cila është “Burg pa afat”. I qetë dhe i ftohtë, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga punonjës policie, i moshuari, i cili mbante veshur në këmbë shapka shtëpie, është ulur në karrige brenda kafazit të hekurt, në pritje të vendimit.
Krimi i rëndë ndodhi në banesën e të moshuarit, më 8 maj 2017, i cili pasi i kishte marrë jetën bashkëshortes, ishte ulur pranë trupit të kufomës dhe pinte raki. Në momentet që policia ka mbërritur në banesë, 74-vjeçari nuk shfaqte asnjë shenjë tronditjeje, përkundrazi ishte aq i qartë sa tentoi të fshihte krimin, duke thënë se bëhej fjalë për vetëvrasje.
Xhilaj u tregua kontradiktor për rrethanat e ngjarjes të ndodhur në Guci të Re duke këmbëngulur se bashkëshortja e tij, Lumturie Xhilaj ka vrarë veten.
Kur oficerët e pyeten se si u vetëvra pasi mbi 47-vjeçaren u qëlluan 4 plumba nga një çifte teke, 74-vjeçari i është përgjigjur i nervozuar policit “meqë ti e di atëherë shko gjeje se kush e ka vrarë. Unë nuk e kam qëlluar”.
Përgjigjet e tij kanë qenë pa logjikë dha ke ndryshuar disa herë rrethanat e ngjarjes, por policia konfirmoi se 74-vjeçari qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij duke rrezuar mundësinë e vetëvrasjes.
Fillimisht policia e Shkodrës ishte njoftuar se 45-vjeçarja Lumturie Xhilaj është vetëvrarë, por pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimeve të kryera rezultoi se ajo ishte qëlluar për vdekje nga bashkëshorti 74 vjeçar Beqir Xhilaj.
Në periudhën e diktaturës, Beqir Xhilas u akuzua se kishte vrarë gruan e tij të dytë. Për këtë krim, ai bëri 15 vjet burg, por pavarësisht kësaj, kurrë nuk e pranoi krimin dhe thoshte se ajo kishte vrarë veten.
Pasi shleu dënimin, familjarët e gruas së vrarë tentuan që të hakmerreshin, duke i bërë një atentat. Për pasojë ai mbeti i plagosur dhe prej plagës së marrë nga arma e zjarrit, humbi njërin krah. Krimet e 74-vjeçarit nuk mbaronin me kaq. Përpara viteve ’90, ai dyshohet se kishte plagosur me thikë edhe 2 persona të tjerë.
10 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply