Bëhet fjalë për lengun me bazë hithre dhe fruta pylli. Hithrat janë elementi bazë i gatimeve të bukura në paraqitje por edhe me nivel të lartë ushqyesish dhe vlera të shumta mjekësore.
Nëse dëshironi të përgatisni dy gota me lengun magjik ndiqni udhëzimet si më poshtë:
Përbërësit:
3 gota me hithra të grira
1 banane mesatare
1 gotë më qumësht (bajame ose të llojit tjetër të burimit jo shtazor)
70 gramë me fruta pylli të freskëta ose të ngrira që lihen të shkrijnë në temperaturë mjedisi
Gjysmë luge çaji me vanilje Pak mjaltë 1 limon (lëkurë dhe lëng)
Pergatitja:
1. Lajini dhe grijini hithrat hollë. Hidhini në mikser me gjithë përbërsit e tjerë.
2. Përzijini mirë për 1-2 minuta. Gjatë kësaj kohe, hidhësia e hithrës zhduket dhe barishtja lëshon të gjitha vlerat e nevojshme për njeriun.
3. Shtoni edhe pak fruta të tjera pylli, sipas dëshirës dhe pijeni. Me disa lëngje të tilla dhe pushim të mirëfilltë, do të kuptoni se e keni mundur sëmundjen me sukses. Kjo është fuqia e pazëvendësuesjme e hithrës.


Leave a Reply