Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e
viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e
një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Dietologu David Grotto,
nga Chikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për
shëndetin.
Ndërsa më poshtë, po nga ky libër radhiten 10 bimë dhe
ushqime të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.Hudhra
Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por
hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e
shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate të cilat i
vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Është e
këshillueshme që të hiqet lëvozhga nga hudhra, të pritet në copa të
vogla, të shtypet, dhe pastaj të përdoret.
Kërpudhat
Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin
mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Ato janë një
pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me
grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.
Çaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij
kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i
kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat
antioksidues mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe
veprojnë si anti-inflamatorë. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe
masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e
dëshiruar.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si
dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin
imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave
të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në
lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme,
(rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra fuqizon sistemin
imunitar. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të
fëmijëve.
Manaferrat
Kjo frutë është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për
organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që kjo
frutë të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe
të moshuarit. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup.
Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet,
përkundrazi kjo frutë bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon
nivelin e yndyrave në gjak. Kjo frutë lufton gripin dhe të ftohurit.
Lakra
Jo pak, por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse
konsumon qoftë edhe 30 gram lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të
cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë
prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra
mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë
me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti
përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas
studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh.
Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç
shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në
qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji
mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë,
sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë
kuruese brenda një ushqimi.
Proteina e hirrës
Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në
përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin. Studimet kanë treguar
gjithashtu, që ato mund të risin sistemin imunitar, neutralizojnë
efektet rrënjësore. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë
periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të
largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.
Elbi
Një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve, elbi ka treguar që
përmirëson imunitetin, aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që
janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë
David Grotto. Elbi mund të shtohet lehtësisht tek supat, mishi i zier,
dhe sallatat. Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në
shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e
gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5
biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.
Patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin
betakarotinën. Mund të fusësh të gjithën në furrë sobe dhe i pjek ato
për një tas të shëndetshëm me patate të skuqura. Zhardhokët e saj
përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në
mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve
të nxirë.


Leave a Reply