Edi Rama u përgjigj sot në “Komunikimet e javës” me zë e figurë. Tha pa asnjë hezitim se nuk iki nga kryeministër, bile shtoi se do të jetë prapë me 19 qershor. Opozita është në shesh në shenjë revolte ndaj Edi Ramës se nuk krijon besim se bën zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo po kërkon rrëzimin e kryeministrit, pra votimin e një qeverie teknike. Edi Rama nuk ua rrëzoi endërrën, demokratëve, teksa sot foli në “Komunikimin e Javës”. U tha pa asnjë ekuivok: Nuk iki! Këtu me keni nesër, pasnesër, tjetërpasnesër, deri me 18 qershor.
Çdo bëjë opozita pas vendimit të prerë të kryeministrit? Do vazhdojë ditë-natë të rrijë në çadër apo do ta rrisë presionin me qytetarët që e mbështesin? Apo do të jetë me radikale për ta rrëzuar me çdo mjet demokratik Edi Ramën, siç edhe kërkoi analisti Armand Shkullaku sot nga çadra e demokratëve?
Lulzim Basha ditën e shtunë bëri një veprim të fortë, për herë të parë nga marrja e drejtimit të PD-së, kur vendosi të ulej në sheshin para kryeministrisë. Por kryeministri Rama nuk don t’ia dijë fare, bile para konferencës së shtypit kaloi në këmbë mu para çadrës së PD-së, duke qeshur.
Çdo të bëjë Lulzim Basha pas përgjigjes të prerë të kryeministrit Rama? Të rrijë në çadër apo do të rrisë përballjen radikale me Ramën, deri në rrëzim? Po Ilir Meta ku është? Pse hesht kur përplasja Rama-Basha këtë radhë është finale e ku njëra kokë “thyhet”? Si do veprojë LSI përballë ftesës publike të bërë të dielën në mbrëmje nga Sali Berisha? Pse Edi Rama doli e tregoi forcën PD-së se “këtu me keni edhe me 19 qershor”? A ka folur me Metën këto dy ditë apo i bëri sfidë edhe LSI-së?
Ilir Meta po hesht, por nuk mundet të mos flasë shumë ditë!
Koha Jone


Leave a Reply