Dihet që burrat tërhiqen nga gratë tërheqëse, por mund të jemi gabuar në atë çfarë kemi quajtur tërheqëse. Nuk janë vetëm këmbët e gjata, flokët me shkëlqim, format e orës së rërës, por, sipas një studimi nga Universiteti i Monmouth, personaliteti mund të ketë ndikim të madh nëse dikush do ju quante estetikisht të këndshme.
Disa grupe meshkujsh dhe femrash, që ishin pyetur për të gjykuar fotot e disa të panjohurve, ishin më të prirur për t’i kategorizuar subjektet, fizikisht tërheqës, miq potencialë, apo partnerë potencialë, kur imazhet ishin të shoqëruara me tipare pozitive të personalitetit.
Me fjalë të tjera, personaliteti luan një rol të madh jo vetëm në kiminë ndërpersonale (sa mund ta vazhdoni një bisedë në bar ose sa i përgjigjeni emocionalisht shokut), por në ndryshimin e asaj sa tërheqës të duket tjetri.
Autori i studimit Dr. Gary Lewandowski flet për takimet, tërheqjen dhe çfarë do të thotë e gjitha kjo, në kohën e gjuajtjeve në internet.
Çfarë mund na thotë studimi juaj për profilin tonë virtual, ku mund të njohim dikë?
Dr. Lewandowski: Sidomos për femrat, do sugjeroja që ato të vinin theksin te cilësi që nuk kanë të bëjnë fare me pamjen. Duke qenë që meshkujt, përqendrohen më shumë te tiparet fizike, gjithçka që gratë mund të bëjnë për të zgjeruar fushën e interesit të tyre, duhet të jetë e zgjuar. Gjithashtu, ndërsa tiparet fizike zhduken ose bëhen më pak tërheqëse kur kalon koha, personaliteti jo, kështu që është në interesin e të gjithëve, të mos kemi një partner, interesi i të cilit mbështetet, mbi të gjitha, te pamja.
Mendoni që studimi juaj është një tregues i mirë që ne duhet t’i japim dikujt që nuk na ka tërhequr 100 për qind, një shans të dytë?
Kur krijon një përshtypje fillestare të pamjes, ajo është 100 % fizike, por studimi im sugjeron që vlerësimi për pëlqimin fizik ndryshon me kalimin e kohës dhe nëse e njeh dikë nga afër, do të ndryshonte drejtimin e gjilpërës së busullës, për mirë ose keq.
Personaliteti dhe aftësia jote për të krijuar marrëdhënie me tjetrin, janë shumë më të rëndësishme për cilësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve jetëgjata. Ne duhet t’i japim më shumë peshë personalitetit dhe më pak pamjes. Marrëdhëniet më të mira janë mes partnerëve që më parë dhe mbi të gjitha, kanë qenë miq të mirë. Por për të arritur këtë fazë përputhshmërie, do kohë.
Më shumë ushqim për të menduar…
“Kërkimet nxjerrin edhe që ato që ti thua që do, për shembull një person të zgjuar dhe me humor, mund të mos përkthehen te ai me të cilin përfundon, që mund të mos jetë i zgjuar, apo veçanërisht me humor, por sexy”, thotë Dr. Lewandowski.
Sipas një sondazhi, të 1997 nga The Journal of Personality këto janë cilësitë që burrat dhe gratë vlerësojnë më shumë te personi që do të bëhej bashkëshorti i tyre.
Çfarë vlerësojnë burrat te gratë:
E vërtetë
E dashur
E ndershme
Inteligjente
E ditur
E kujdesshme
E besueshme
Punëtore
E sigurt
E qetë
E qëndrueshme emocionalisht
E ndjeshme
Që nuk nervozohet lehtë
Energjike
Praktike
Kureshtare
E shoqërueshme
Kreative
E organizuar
Që nuk e kap stresi
Çfarë vlerësojnë gratë te burrat:
I dashur
I vërtetë
I ndershëm
Inteligjent
I ditur
I besueshëm
I sigurt
Punëtor
I qëndrueshëm emocionalisht
I qetë
I ndjeshëm
Tolerant
I kujdesshëm
Energjik
Bujar
I shoqërueshëm
Kureshtar
I organizuar
Fleksibël
Që nuk streson
MarieClaire.com


Leave a Reply