1. Familja rendesia e saj ne jeten tone Familja është rrjeti më i fuqishëm i marrëdhënieve njerëzore që mund t’u këshillohetnjerëzve të zgjedhin. Ky rrjet është në gjendje të shërbejë si një mburojë duke mbuluar anëtarëte tij dhe ofruar atyre një strehë të sigurt.
Por, ky rrjet, nëpërmjetdetyrimeve,kritikave, ndalimeve,është në gjendje edhe të të mbajë të mbërthyer në kthetrat e tij apo të të kufizojë mundësitë gjatë një jete të tërë. Familja është një detyrë që zgjat tërë jetës dhe që kërkon shumë punë, përkushtim dhe sakrificë – diçka që shumë vetë shpesh e harrojnë.Fuqia e familjes është e madhe:asnjë nuk mundettë shkëputetprej saj.Ajo është si një rrjet i padukshëm në të cilin secili është i lidhur me fije të padukshme me secilin.
Bërthama e familjes përbëhetnga prindëritdhe fëmijëte tyre. Detyra e prindërve është që t’u mësojnë fëmijëve normatdhe vlerat bazë, t’i shkathtësojnë dhe t’u japin disa njohuri themelore.Në familje p.sh.fëmijëtduhettë mësojnë të falënderojnë për ushqimin,të kuptojnë se është e pahijshme të vjedhësh,të gënjesh dhe të zihesh me shokëte shoqet,duhettë mësojnë që të tregojnë kujdes për të tjerët, të bashkëpunojnë.
Ata duhettë respektojnë të rriturit dhe njëkohësishttë kenë mendimete tyre, në mënyrë që të bëhen të pavarur në jetë.Familja është bashkësi primare njerëzore,ku individi së pari takohet me kushtete jetës shoqërore,të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person;kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohetnë procesin e ndërveprimitshoqëror. Formimi i personalitetit”është proces kompleks i cili përfshin:
1. Kultivimin dhe zhvillimin e aftësive të konsiderueshme e që arrihetme mbartjen e elementeve thelbësore të kulturës te fëmija.Me anë të të mësuaritmerren përvoja të shumta të një kulture të dhënë dhe individëtaftësohen për t’u bërë pjesë e zhvillimit kulturor të shoqërisë.
2. Socializimin,si proces në të cilin fëmija përfshihetbrenda rregullave shoqërore,përmes roleve dhe normave me të cilat mësohetsocializimi,krijon njëkohësishtmasa dhe kritere personale të sjelljes.
3. Individualizmin,si proces me ndihmën e të cilit zhvillohet sistemi i brendshëm i motivimitdhe kuadri orientues në përputhje me cilësitë personale të individit.Fëmija nuk lind si njeri i formuar,por ai lind me predispozita që të bëhet njeri i formuar në kontekstin e ndërveprimit.Ai së pari e njeh familjen e vet dhe gradualishtbëhetpersonalitetgjatë ndërveprimittë ndërlikuar kulturor të jetës shoqërore.Duke qenë në kontakt direkt me prindëritdhe anëtarëte tjerë të familjes individi gradualishtsocializohet.Në familje ai mëson se si duhettë silletbrenda dhe jashtë saj.
Nga shfaqjete tilla të para në botën e ‘ngushtë'(familje) dhe në botën e ‘gjerë'(shoqëri),varet se si do të formohetai në përputhje me vlerat e bashkësisë së tij të ngushtë dhe të gjerë apo kundrejttyre. E gjithë kjo ndodh në fëmijërinë e hershme,pastaj në periudhën e pubertetit – adoleshencës,duke vazhduar me periudhën kur individi bëhetpers on i rritur dhe kalon nëpër procese komplekse të pjekurisë gjatë formësimittë personalitetittë tij. Shoqërizimi në familje ndodh kur fëmijëtmarrin kontakttë drejtpërdrejtë me ata që ndikojnë mbi ta.Ata imitojnë prindërit,motratdhe vëllezërit të paktën në vitet e para të jetës së tyre.
Prindëritkanë të drejtën e marrjes së shumë vendimeve për fëmijën deri në moshën 18 vjeç, por duke respektuar të drejtat e tij për t’u pyetur ose për t’i marrë pëlqimin.Këto të drejta përbëjnë autoritetin prindëror.Ka shumë shkaqe që institucioni familje është tronditur sot. Ndryshimete thella shoqërore që kanë ndodhur pas rënies së sistemitkomunistkanë sjellë dhe ndryshime të modeleve të familjes dhe të rolittë saj.Është rralluar në maksimum lidhja martesore me mblesëri,është zbehur dhe është shpërbërë familja patriarkale, me më shumë se një çiftbrenda.Mënyra e rritjes (individëte rritur në mjedise të dhunshme vazhdojnë të përdorin dhunë),modelete prindërve,pasiguria,lëkundja e vlerave dhe e normave,numri i madh i fëmijëve, bashkëjetesa në familje me disa kurora,ndërhyrja në jetën e çiftit, kufizimet në mundësitë për një jetë normale.Si mund të shpëtohetfamilja nga gërryerja strukturore dhe morale,nga “ndotjet”e shumta morale që e kanë kapur dhe po ia zbehin rolin shumë të rëndësishëm që ka në shoqëri?Duhetbërë ajo që është në themel të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut- “…familja ka të drejtë të mbrohetnga shoqëria dhe nga shteti”. Cili është roli i gruas në familje E imagjinoni dotnjë botë pa motra,pa nëna,pa gra?
2. Një nga problemetme të cilatpërballen shoqëritë bashkëkohore sotështë paqartësia mbi rolin e gruas dhe të burrit. Gruaja ka rol shumë të rëndësishëm në zhvillimetdhe ndryshimetkulturore në një shoqëri,gjithashtu dhe ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe përparimin e gjinisë njerëzore sepse ajo ka kontakt shumë më të afërt me fëmijët.
Gruaja ka një rol të pazëvendësueshëm në procesin e kujdesit,ajo ka mandatin e të qenitnënë. Të qenit nënë përcilletpërmes shumë mënyrash tek brezat. P.sh.mënyra se si shoqëri të ndryshme socializojnë fëmijëtvajza, bën që tek ato të lindin apo të shfaqen prirjete roleve të tyre në të ardhmen si ‘përkujdesëse, mbështetëse’,etj si këto. Përveç kësaj,lojërate para që zënë fill qysh në fëmijërinë e hershme janë ato që kanë në boshtfigurën dhe rolin e nënave. Të gjitha këto bëjnë që shumë fëmijë vajza ndërsa rriten,përgatiten për të qenë nëna dhe në disa raste ato bëhen vetëm nëna dhe nuk kanë asnjë qëllim tjetër në jetë. Qëllimi i tyre i ve tëm në jetë është të realizojnë siç duhetrolin e tyre riprodhues,duke hequr dorë nga jeta profesionale apo suksesetnë profesion e karrierë. Pse duhettë luftojmë kundër trafikimittë grave dhe vajzave Gratë dhe vajzat duhet të kenë mundësi të jetojnë të lira,të barabarta dhe të pavarura.
Tranzicioni shqiptar,i gjatë dhe i vështirë, u përball me sfida shumë të mëdha dhe një ç’thurje të skajshme të një pjese të shoqërisë. Mosfunksionimi i shtetitligjor ka bërë që të përhapetnë mënyrë tragjike dhe shum ë të dhimbshme fenomeni i pasurimitnëpërmjettrafikimittë femrave, fëmijëve dhe të drogës.Shpeshherë këto veprime janë shoqëruar me vrasje, duke u marrë jetën mjaftshqiptarëve dhe privuar nga gëzimi e lumturia fëmijëte gratë që detyrohen t’i nënshtrohen çdo lloj pune për të mbijetuar.Fatkeqësisht,Shqipëria,edhe pse ka një traditë të mirë e të lashtë të rregullave në komunitetpër mbrojtjen e grave e të fëmijëve, është shfaqur si vendi i burimittë dhunës dhe i trafikimit të tyre. Këtyre grave iu premtohetnjë punë e paguar mirë në një vend tjetër. Sapo kalojnë kufirin, iu merretpasaporta dhe ato detyrohen të punojnë në shtëpi publike.Ato duhettë jetojnë dhe punojnë në kushte skllavërie,pasi kanë hyrë në borxhe te tutorët e tyre (tregtarët e grave), të cilët marrin përsipër transportin dhe shpenzimete tjera.
Damkosja nga shoqëria,dhuna dhe vendi i huaj e rrisin varësinë e viktimave. Preferenca tradicionale për djalin,nevoja apo mirëbesimi i çon prindëritnë disa vende, t’ua shesin vajzatrrjeteve trafikuese.Shpesh ndodhin edhe rrëmbime të dhunshme të vajzave dhe grave. Shkaqete trafikimitme qenie njerëzore Shkaqete trafikimitjanë të ndryshme dhe shpesh ndryshojnë prej një vendi në tjetrin. Në kërkim të një jete më të mirë diku jashtë,njerëzit që janë pa shpresë,pa kualifikimin e duhur,shpesh edhe me kualifikim por që nuk gjejnë punë,të detyruar të dalin jashtë janë të varur nga kriminelëttë cilët potencialishtmund t’i shfrytëzojnë ata. Janë disa shkaqe që mund të quhen edhe shkaqe rrënjë të trafikimittë qenieve njerëzore: varfëria ekonomike, konfliktet, krimi dhe dhuna sociale,fatkeqësitë apo katastrofatnatyrore, dhe presione të tjera krijojnë situatë dëshpëruese për miliona njerëztë kësaj bote dhe i bëjnë ata të cenueshëm nga shumë forma të shfrytëzimitdhe skllavërimit.
Ky diskriminim që ka për bazë gjininë i bën gratë dhe vajzat shumë më shumë të cenueshme ng a trafikimi.Kufijtë e brishtë,zyrtarë të korruptuar qeveritar, involvimi i organizatave apo rrjeteve kriminale ndërkombëtare,kapacitetete kufizuara për të kontrolluar kufijtë,mungesa e legjislacionitadekuatdhe mungesa e vullnetit politik për ta zbatuar legjislacionin ekzistues dhe mandatin e tyre janë disa faktorë ndihmues që në fakt në mënyrë implicite e përkrahin dhe nuk e ndalojnë trafikimin e njerëzve.
1. Ekonomia në tranzicion
2. Migrimi.
3. Diskriminimi mbi baza gjinore
4. Zhvillimi i strategjisë:Rritja e industrisë argëtuese Duke njohur faktin që roli i grave është esencial në procesetdemokratike për reformimin,përtëritjen si dhe modernizimin e shoqërisë,është e domosdoshme që edhe kjo pjesë e shoqërisë të jetë më e involvuar në të gjitha fushatdhe nivelet e përfaqësimit.Në këtë mënyrë ne i japim kësaj pjese të shoqërisë shanse të barabarta,por
3. njëherazi respektojmë realishtedhe të drejtat e tyre. Për të realizuar këto synime sa ambicioze po aq edhe të domosdoshme për vetë vajzat dhe gratë, për familjen shqiptare,për shoqërinë dhe shtetin shqiptar,kërkohetnjë angazhim dhe pjesëmarrje më e madhe e të gjithë aktorëve. Por, mbi të gjitha, kjo përgjegjësi i obligon të gjitha institucionetshtetërore,publike e private për të zbatuar me drejtësi e seriozitettë gjitha kodet apo ligjettë cilat lidhen me respektimin e të drejtave të vajzave dhe grave në familje,në vendin e punës apo edhe në shoqëri.
Ndërsa në vendin e punës apo edhe në shoqëri të gjitha veprimete mosveprimetjanë më të dukshme dhe të prekshme,sepse zbatimi i ligjitvaret thjeshtnga vullneti pozitiv i drejtuesitapo zbatuesve të tij, pa neglizhu ar aspak rolin e individittë cenuar,respektimi i të drejtave të vajzave dhe grave brenda familjes mbetettë jetë edhe më i vështirë. Kjo e fundit, edhe për një arsye tjetër, sepse ndërsa për të parën janë rregulla unike dhe të njëjta për të gjitha,brenda familjeve të ndryshme funksionojnë rregulla të pashkruara,por që zbatohen duke u trashëguar brezpas brezi dhe që ndryshimetpozitive rezultojnë që të jenë shumë të ngadalshme. Këto sjellje dhe qëndrime ndaj vajzave dhe grave, ndaj të drejtave të tyre janë të kondicionuara me një sërë faktorësh të lidhur me traditat historike-kulturore dhe social-ekonomike të trevave dhe familjeve po aq edhe nga mundësitë apo përpjekjetqë ato vetë bëjnë në rrugën e zhvillimitdhe të përparimit. Megjithatë, si mundësitë ashtu edhe atributetsociale ndikojnë në krijimin e marrëdhënieve të ndërtuara gjatë procesit të socializimit,por edhe në këtë rastato mund të orientohen dhe ndryshohen.
Nisur nga këto konstatime,institucionetrelevante po bëjnë përpjekje serioze për të gjetur mekanizmate duhur për të ndryshuar pikërishtkëto qëndrime dhe sjellje,veçanërishtnë familje ku është edhe më e vështirë. Nuk mund të pretendosh që një vajzë apo një grua, e cila nuk ndihete respektuar në të drejtat e saj,por edhe e barabartë dhe e vlerësuar në familje,të mund të arrijë t’i realizojë këto të drejta në shoqëri.Është kjo arsyeja që nga familje me tradita kulturore dhe demokratike të dalin vajza dhe gra që luftojnë për emancipim dhe zhvillim.Por kjo nuk do të thotë aspak që çdo vajzë ose grua,të mos përpiqetpër të siguruar në çdo kohë apo rrethanë respektimin e të drejtave të saj,respektimin e kapacitetitdhe vlerave të saj si dhe barazinë ndaj çdo vendimi apo shansi të dhënë që ndikon në të ardhmen e saj.
Këtë ajo duhetta kërkojë e realizojë brenda familjes së saj,si bijë e më vonë si bashkëshorte apo nusja e birittë familjes.Tashmë synojmë që edukimi në çështjete përkatësisë gjinore të merret qysh në vitet e para të shkollës,pavarësishtedukimitqë fëmija mund të ketë m arrë në familje,veçanërishtnë ato patriarkale ku edhe ndryshimi bëhetmë i vështirë.Duhet synuar që fusha e arsimittë kryejë një rol vendimtar në formimin arsimor dhe kulturor për të drejtat e barabarta të vajzave dhe djemve të cilët do të jenë të nesërmen burra dhe gra, nëna dhe baballarë që kontribuojnë për zhvillimin.
Arsimi njihetnë mbarë botën si tregues i rëndësishëm i zhvillimitsocial dhe ekonomik të një shoqërie.Niveli arsimor është gjithashtu një tregues mjafti rëndësishëm që fletpër status in e vajzave dhe grave në shoqërinë shqiptare.
Të dhënat statistikore tregojnë se në Shqipëri,në të gjitha nivelet e arsimitvajzat janë më të suksesshme se djemtë. Janë të gjithë këta tregues pozitivë që ne duhettë na bëjnë më të përgjegjshëm dhe më realistë në vlerësimin e kapaciteteve dhe të potencialeve të vajzave dhegrave në Shqipëri.
Argumenti universal se arsimimi i vajzave dhe grave redukton transmetimin e varfërisë nga brezi në brez dhe është shumë i rëndësishëm pasi ai rritkapacitetin e tyre me qëllim socializimin e brezittë ardhshëm,si dhe rrit potencialete tyre për të kontribuar në aspektetsociale, ekonomike dhe politike të zhvillimit kombëtar,është mjaftbindës. Është i pakontestueshëm fakti që nëpërmjetarsimimitmund të minimizohen pabarazitë midis burrave dhe grave…


Leave a Reply