Per me te mirin tim !!!! E verteta eshte qe une kurr nuk mund te te ngre ty ne piedestalin qe ti
meriton,une nuk jam aq e zonja te thur fjale per te perqafuar imazhin tend aq sa dua. E gjithe
deshira ime eshte qe te ngjaj ty,e te eci nen hapat e tua,te gaboj aq bukur sa gabon ti.Dua te te
perqafoj fort e te te them ‘Faleminderit’. Eh ta dish ti sa te embela me duken sot ato goditjet
qe me beje ne pellembet e duarve sa her qe gaboja… Ne kete bote jam e sigurt qe cdo kush
mund te me hedhi tutje,cdo kush mund te me zhgenjeje, cdo kush mund te me tradhtoj,por
ti,ti kurre . Ti bashke me kohen keni treguar qe ti nuk je si gjithe te tjeret,ti je me i vecanti,je
ai njeriu besnik qe qendronte cdo nat tek koka ime deri sa mua te me zinte gjumi… Sepse ti je
zoti pran meje. Preheri yt esht jasteku me i embel e me i sigurte ku une mund te fle e qete. Je
vendi ku une gjej te verteten,je babi im ! E di qe ka ndodhur qe dhe sta kam degjuar fjalen…
Ti me kerkove korrektesi por une kurr nuk e zbatova . Gjithmon me mban afer vetes tende
pavarsisht gabimeve dhe zhgenjimeve qe merr nga une .Ti kurre nuk me largon nga vetja por
me shtrengon fort si te jem medaljon i arte,ti lufton pa fund ne betejat e mia ,ti more persiper
cdo gje vetem qe une mos te prekesha nga asgje e keqe . U rrita ne mes te te mirave , me ty ne
krah mesova ti ndaj gjerat nga njera tjetra. Por mesimi me i vlefshem per ty esht qe duhet te
kem respekt per veten,e ne kte menyre do te kem per te gjithe … Me quan ‘cuni im’ kur
ndodhesh ne veshtiresi,ti thua se un ja dal vete por aftesit e mia gjithmon vijne si pasoj e
mesimeve te nje pas njeshme qe ti me jep . Ti me tregove per sekretet e tua,me tregove dhe
per hilet , madje me trregove dhe per te metat e tua… Te metat i ndryshuam me forcen e njeri
tjetrit,u munduam dhe luftuam te kuptonim gabimet tona tek vetja jone,e me pas ti hiqnim
ato… Mesova qe ti ishe me i fort ne fushen time e une s’isha asgje ne fushen tende… Gjerat
kaluan ngadale dhe une u rrita,fillova ti kuptoja gjerat vete pa shpjegimin tend !! Por kuptova
qe ti ishe mbret dhe hero i botes time . Ti dije cdo detaj timin,ti dije cdo shprehje te mimikes
se fytyres sime,ti ishe pasqyra ime e vetme… I shtrenjti im,ti je i afte te besh cdo gje me boten
time,mund ta dergosh ku te duash,por une nuk kam frik nga ti. Je drita e syve te mi,je heroi i
cdo lufte e cdo beteje qe un kam kaluar ,ti je ne krye te gjith botes time,gjysma ime me e
plote dhe e sakte . Do te perulem gjithmon,me dashurin dhe respektin suprem do te lutem :
‘Mos me ler vetem sepse pa ty ne kte bote jam askushi ’o


Leave a Reply