E nderuar zonja Luka(Presidente e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi)
E nderuar Zonja Tinka Kurti (Zv. presidente
E nderuar Zonja irini Qirjako , sekretare e pergjitheshme
Te nderuara zonja antare te kryesise
Antare te fondacionit dhe simpatizante e simpatizantè te ndryshme te Fondacionit
Jam ndjer teper e prekur nga letra qe eshte percjell nga adresa e fondacionit , ku behet thirrje per mbeshtetje per te kremtuar 15 vjetorin e Fondacionit Eshte ne edukaten e Presidentes , qe bene kete veprim , jo vetem per te kerkuar mbeshtetjen , por dhe per te informuar Zonjat e medha deputete, ministre , drejtuese te institucioneve te shtetit , intelektualeve te shquara etje etje.
Une si perfaqsuese e fondacionit ne Diaspore , prej disa vitesh qe jam ne kete Fondacion , kam kuptuar e ndjer deri ne qelize , vuajtjet qe heq Presidentja , duke mbetur e vetme ,dhe marr rrisqe te medha , ashtu si ndodhi me koncertin qe dha Albano Karrisi me rastin e shenjterimit te Nene Terezes ne Tirane , qe eshte e mbytur ne borxhe passi e lane ne rruge Ministria e kultures dhe institucione te tjera ,qe i premtuan
Une shtroj nje pyetje;A ka fonde shteti , institucionet , per veprimtari kaq madhore?ku perfundojne fondet qe jep AMSHC, kur nuk kemi degjuar te behen aktivitete te permasave , qe bene Fondacioni yne ?Cfar bejne zonjat e medha(per nga postet qe mbajne )qe heshtin perball ketij korrupsioni edhe me OJF.aduhet te hyje prokuroria edhe ne kete sektor per te pare abuzimet qe bejne dikasteret dhe institucionet qe po pasurohen me te ardhurat publike Si mund te ket “heshtje dhe indiferentizem nga keto Zonja , qe u peshon fjala dhe degjohet zeri po ti ngrehin keto probleme , me qe kane dhe kaq vjet antare te Fondacionit
Si ne rastin e koncertit per Nene Terezen , ashtu dhe ne kete rast , ku jane planifikuar aktivitete madhore ne interes te gruas , a nuk do te ishte e moralshme , qe keto gra te medha (theksoi nga posti) te viheshin ne levizje per te gjetur hapsirat , per te ndihmuar , per te bashkepunuar , pse jo ? edhe nga rrogat e tyre , le te jepnim nje ndihme simbolike
Une kam 27 vjet , qe jetoj ne Diaspore dhe bashke me shoqatat vepruese ,jam dhe jemi perpjekur te ndihmojme Shqiptaret ne te gjitha menyrat brenda dhe jashte mundesive , duke bere dhe veprimtari te ndryshme ne interes te Kombit , qe te mos zbehen e asimilohen vlerat e tij dhe me dhemb shpirti kur ballafaqohem me faktin se ne Shqiperin tone eshte e pa mundur kjo, e cila ndodh per shkak te makuterise , abuzimeve Jepen ku ka interesa dhe askujt si bie ndermend se cfar probleme ka gruaja dhe se si duhet mbeshtetur . Pergjegjesia bie edhe mbi ju mike te dashura , antare te Fondacionit , apo ju grate me pozite , qe perfaqesoni masen e grave ..
Zonja Luka
Zonja te kryesise , si dhe Ju qe po me lexoni
Une jam e shqetesuar po aq sa ju gra te Fondacionit , per veprimtarite qe duam te bejme dhe po e them hapur , se nuk jam dakord qe Fondacioni te mbyllet pas festes ! AI ESHTE I VETMI ZE QE BASHKON GRUAN SHQIPTARE-MBAREKOMBETARE , QE PROMOVON VLERAT E SAJ !
Ne duhet te flasim publikishte ne media(Une e kam bere edhe ketu ku jam) Te denoncojme dhe te vem perpara pergjegjesise , pse jo dhe me emra Eshte vit elektoral dhe te mendohemi mire kur ta japim voten , te dalim dhe me kandidatura me grate nga shoqeria civile
Une dhe disa kryesi dege te Fondacionit ne Diaspore ne Itali apo shtete te tjera ku jane krijuar deget, do te bejme sensibilizimin me masen e grave qe jane ne emigracion per te na mbeshtetur dhe jam e bindur pamvarsishte , nga rrisqet se altivitetet do ti bejme , botimet do ti realizojme
Kam edhe nje mendim Ne se Zonjat , antare te kryesise , apo thjesht antare te fondacionit nuk na mbeshtesin, nuk kemi arsye ti afrojme e nderojme duke u dhene dhe tituj sic ka ndodhur, qe per mendimin tim nje pjese as nuk e kane merituar sepse kane ndenjur pasive dhe indiferente .Fondacioni dhe aktivitetet te mbushen me gra intelektuale, qe jane lene ne hije , pamvarsishte nga vlerat qe mund te ken , ndofta me te medha se ato qe jane te zgjedhura ! Nga ky auditor duhet te kerkojme te zgidhen ne Parlament dhe institucione , per te zevendesuar ato qe nuk flasin fare ,apo qe shohin vetem interesat e tyre personale
Bukur e ka thene e madhja Ollbraj “Gruaja qe nuk ndihmon gruan , e ka vendin ne Ferr” Nuk duhet bere me asnje koment !
Pershendetje nga Triestja
Vitore Stefa Leka


Leave a Reply