Bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërpriten deri në heqjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Prishtina duhet t’ua bëjë të qartë Brukselit dhe Beogradit se për murin nuk do të bisedohet me askënd.
Prishtina duhet t’ua japë një afat kohor serbëve kosovarë që ta rrënojnë vetë murin, përndryshe duhet të intervenojë me mjete ligjore për heqjen e tij.
Me këto bisedime deri më tani nuk është arritur asgjë, përveçse është minuar e ardhmja e Kosovës dhe se këto bisedime duhet të ndërpriten sa më parë.
Populli shqiptar i Kosovës është dëshmitarë që dialogu pa kushte i Kosovës me Serbinë vetëm sa e ka kushtëzuar dhe minuar të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ky mur është dëshmi që këto negociata duhet të ndërpriten urgjentisht që ta shef Evropa dhe Serbija që edhe Kosovarët dijnë të bëjnë politikë dhe shtet.
2.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar në seancën plenare ku po diskutohet për murin ilegal në Mitrovicë se duhet të veprohet menjëherë dhe ai muri të largohet e jo të ridizajnohet apo çfarëdo lloj mënyre tjetër e veprimit.
“Të jetë një mur në shekullin e 21 në mes të Evropës, jo që është e papranueshme por është një turp. Nëse muri nuk do të largohet shumë shpejt në mirëbesim, atëherë ne do të veprojmë si institucione dhe do ta rrënojmë, të gjitha konsekuencat do ti bartin pastaj ata që e kanë bërë”, tha Veseli.
I pari i legjislativit tha se Bashkimi Evropian si ndërmjetës të dialogut duhet të shoh se çfarë pengesa e bllokada po bënë Serbia.
Përveç largimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës, kryeparlamentari Veseli ka qenë kritik për mungesën totale të investimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës në veri, që nga viti 2013 e deri më sot.
Ai ka rikujtuar se nga viti 2008 e deri më 2013 kur PDK ishte në krye të qeverisjes së vendit dhe të Mitrovicës ka investuar mbi 8 milionë euro projekte të ndryshme kapitale.
3.
Gjatë fjalës së deputetit të LDK-së, Ali Sadrija, kur foli për murin në veri dhe gjendjen e krijuar në veri të Kosovës me shpërnguljen e shqiptarëve në atë pjesë, ka shkaktuar reagimin e deputetit Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ku Selimit i është drejtuar me fjalët “ke qenë njëri prej komandantëve, pse e lëshove, UÇK u tërhoq”.
Sadrija ka akuzuar opozitën se debatin po e trafikon për vota për pushtet.
“Duhet të jemi unik të gjithë dhe ju këtë po e trafikoni për vota, për pushtet dhe kjo është e dhimbshme. Pse UÇK u tërhoq? Kush tha e ndajta Mitrovicë, e tha gjenerali francez. Ke qenë njëri prej komandantëve, pse e lëshove, UÇK u tërhoq, kolegët e tu po thonë, se unë nuk kam qenë në veri”, tha Sadrija, raporton KosovaPress.
Rexhep Selimi ka thënë se nuk mund t’i referohesh UÇK-së se nuk e ka vazhduar luftën pas vitit 2000, pasi veriu i Mitrovicës është zbrazë nga shqiptarët në vitin 2000.
“Është e padrejtë t’i thuhet opozitës se po e qetë një hije të zezë. Nuk është një mur, por është një barrikadë, që vendoset herë në urë, e herë mbi urë, e herë me lule e herë me muri. Nëse është muri shkoni dhe rrënojeni. Ai nuk është një mur, është një barrikadë. Shkoni e hiqni, por nuk keni qenë në gjendje me heq as një lule”, ka thënë Selimi dhe i është drejtuar deputetit Sadirja me fjalët “Pak më avash se ka kush e heq atë barrikadë”.
Pas kësaj fjale ka ardhur edhe reagimi i deputetit Sadirja, i cili ka thënë se nuk ka thënë që nuk është barrikadë.
“Fatmirësisht nuk e thanë as parafolësit tanë, që të gjithë thanë është muri dhe duhet me e heq. Nuk keni qenë në gjende, se e dimë të gjithë pse Kosova nuk ka qenë në gjendje me luftuar me Serbinë, se ka qenë armata e tretë në Evropë. Kosova nuk ka qenë në gjendje me luftuar vetë pa ndihmën e miqve tanë”, tha Sadrija.
4.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës që është duke u zhvilluar për ndërtimin e murit në veri, ka thënë se në Bruksel nuk ka pasur bisedime për mure, as marrëveshje për mure.
Ajo tha se muri ilegal është shfaqur me dirigjimet e Serbisë dhe strukturave paralele serbe, ndërsa ka shtuar se në Bruksel nuk është biseduar asnjëherë për mure, raporton KosovaPress.
“Marrëveshja e Brukselit për rivitalizimin e urës, nuk ka paraparë mure, as nuk ka pasur bisedime për mure, as marrëveshje për mure asnjëherë, e as në këtë marrëveshje. Por mu kanë dukur absurde pyetjet, athua mos është bërë ndonjë bisedë apo marrëveshje për mure në Bruksel”, tha Tahiri dhe shtoi se muri do të hiqet dhe sipas saj është përgjegjësi e BE-së largimi i murit.
Në lidhje me deklarimet që janë bërë në Kuvend për largimin e shqiptarëve nga veriun, ajo tha se përtej francezëve është UNMIK-u që e lejoi hyrjen e struktura paralele të shtetit serb në veri, “ky është fakt i ditur.”
“Dialogu i Brukselit po kontribuon për shtrirjen e sovranitetit dhe shuarjen e strukturave paralele. Po e përsëris, vetëm aty ku kemi marrëveshje ka shuarje. Ende ka struktura të mbetura, por ju e dini se ne i kemi kushtëzuar, nuk do të ketë Asociacion pa ra në zero strukturat paralele të mbetura në veri. Sa për Asociacionin ua them se nuk ka dal nga ky debat, Asociacioni ka dalë nga plani i Ahtisarit. Po a duhet të kritikohet dhe ju e dini se Plani i Ahtisarit e solli pavarësinë, po na i solli edhe këto probleme”, tha Tahiri.
Ajo ka thënë se regrutimi i policëve serbë është bërë pas një verifikimi që u është bërë atyre dhe i ka ftuar deputetët që t’i shikojnë dokumentacionin, pasi i ka në zyrën e saj.
5.
Burimi – Flori Bruqi – Facebook


Leave a Reply