Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Shkelqesi Ambasadore,
Juve jeni ne dijeni se prej disa ditesh opinioni publik shqiptar ne Kosove, Shqiperi, Ballkan dhe kudo ne diaspore po ndjek me shqetesim ndertimin e murit ndares ne Veri te Mitrovices. Po ngrihet nje mure brenda Kosoves se pavarur si dhe brenda Bashkimit Evropian.
A eshte e mundur qe ne mileniumin e trete te postmodernizmit te ringjallen atavizmat mijevjecare Kino-Mongole? A mund te besohet qe ne eren e integrimeve Euro-Atlantike dhe te trendeve globalizuese te ringjallet makthi i Murit te Berlinit?
Midis ketyre pyetjeve legjitime degjohen deklarata kaotike, te trishta, te papergjegjshme dhe te neveritshme te perfaqesuesve te larte te Qeverise se Kosoves. Kemi nje Kryeminister konfuz, nje minister te jashtem pasiv, nje ministre negociatash ineficente. E mbi gjithe kete korale mosvepruese perpiqet pa kurrefare besueshmerie dhe shprese te shfaqet Presidenti i Kosoves. Hije qe zgjaten si metastaza pa legjitimitet, pa transparence, pa pergjegjshmeri dhe pa kurrefare fuqie vendimarrese.
Askush prej te lartpermendurve nuk thote asgje per te qene. Te gjithe krijojne nje tymnaje te zeze e te thelle mbi opinionin e trazuar mbare shqiptare. Gjithe keto eksponente flasin si ufo ne krye te Kosoves. A thua se nuk jane ata pergjegjesit per gjithcka qe ndodh ne Kosove. Te gjithe flasin si “muhaxhire” te huaj per problemin me serioz me te cilin po perballet Kosova-ndarjen faktike te Veriut te saj.
Por, nderkohe eshte po kaq shqetesuese edhe heshtja juaj, te nderuar Ambasadore, miq te nderuar te Kosoves se lire dhe te pavarur. Opinioni mbare shqiptare pret zerin tuaj, mbeshtetjen tuaj. Opinioni shqiptare eshte lidhur shume me ju dhe mbeshtetjen tuaj, pa te cilen Kosova nuk do ishte sic eshte sot.
Te nderuar Ambasadore te Vendeve te BE,
Pjesa me e dhimshme dhe me qesharake e historise tronditese mbare shqiptare per murin qe ngrihet ne Veri te Mitrovices eshte refreni i perbashket Kryeminister-Minister i Jashtem-Minister Negociatash-President i Kosoves lidhur me Brukselin: Te gjithe “pyesin” Brukselin! Te gjithe “telefonojne” Brukselin! Te gjithe presin “zgjidhje” nga Brukseli! Te gjithe bejne alibi mashtruese publike me Brukselin.
Nderkohe kesaj pritshmerie absurde nga Brukseli i kthen pergjigje Komisionerja per Politiken e Jashtme, Morgerini. Ajo thote “asgje”, premton “kurregja”, nuk zgjidhe “asnji send”. Morgerini futet e del si fantazme midis Serbeve dhe Shqiptareve.
Ne fakt, juve te nderuar Ambasadore te vendeve te BE, e dini fare mire se ne politiken e jashtme, diplomaci dhe siguri BE eshte e percare dhe jo funksionale. Per kete arsye BE eshte fantazem edhe per statusin e Kosoves. Prandaj ne kufirin e tensionuar Kosove-Serbi, neutraliteti i BE eshte si akulli midis dy zjarresh. Ky akull neutraliteti as i shuan zjarret dhe as nuk i ftoh palet. Thjeshte ruan status-quone.
Te nderuar Ambasadore,
Opinioni shqiptare ne Kosove, Shqiperi, Ballkan dhe diaspore pret reagimin tuaj publik. E pret kete reagim sepse lideret e Kosoves jane pakurrefare pervoje per te kuptuar dhe vepruar ne rrethanat aktuale. Perndryshe perse lideret e Kosoves presin prej “askushit” ne Bruksel? A nuk kane kushtetute, a nuk kane ligje, a nuk kane agjensi per zbatimin e ligjit? Po i kane te gjitha, por nuk kane lidere patriote, te afte, te pergjegjshem per pergjegjesite e tyre.
Perse lideret e Kosoves presin prej “kurrgjase” ne Bruksel? Ata nuk e njohin BE? A nuk njohin Traktatin e Lisbones? Ata nuk e kane idene e Kapitullit te Trete te Traktatit te BE? Ata nuk i moren leksionet nga Baronesha Ashton? Ata nuk po dijne te nxjerrin mesime nga italiania Morgerini? Lideret e Kosoves bejne alibi te mjerane me Brukselin. Duke u kacavjerre te Brukseli, lideret e Kosoves kapen mbas fijes se kashtes. Me kete sjellje lideret e Kosoves rrezikojne Kosoven dhe ngjallin euroskepticizen te qytetaret e saj.
Me kete sjellje lideret e Kosoves injorojne vendin e vet, popullin e tyre, Shtetin dhe njohjen nderkombetare qe eshte realizuar deri tani. Kjo ndodh sepse lideret aktuale te Kosoves duket te jene te paafte, te paditur, te kapur dhe frikacake.
Te nderuar Ambasadore,
Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran. Eshte e njohur nga 113 shtete qe respektoje nderkombetarisht kete status nderkombetar. Kushtetuta e Kosoves ka sanksionuar ne parimet themelore te shtetit te Konventen e Montevideos per shtetin (1933). Kjo Konvente e njeh shtetit te drejten mbi integritetin territorial, qendrueshmerine e popullsise, sovranitetin institucional per zbatimin e ligjit qofte edhe me mjete force si dhe aftesine per te hyre ne marredhenie nderkombetare. Pra nga njera ane Kushtetuta e Kosoves dhe nga ana tjeter e drejta nderkombetare publike e kane sanksionuar qartesisht se cfare eshte shteti dhe cilat jane te drejtat dhe detyrimet e tij.
Lidershipi i Kosoves duket te jete i paafte, jo i ditur, i kapur dhe frikacak. Lideret e Kosoves shkelin Kushtetuten e Kosoves-aktin unik publik te popullit te saj si dhe injorojne te drejten nderkombetare publike per te drejtat dhe detyrat e shtetit. Midis te drejtes kushtetuese dhe te drejtes nderkombetare lideret e Kosoves kacavirren te brusha e neutralitetit te Brukselit.
Duke iu drejtuar Brukselit per pune qe lypet t’i kryejne vete lideret e sotem te Kosoves po e shpien Shtetin e Kosoves drejt renies, drejt kolapsit, drejt falimentimit, drejt diskrediditimit nderkombetar. Me kete degradim lideret e Kosoves po inkurajojne armiqte e Kosoves si dhe po dekurajojne miqte e saj.
Te nderuar Ambasafore, miq te nderuar te Kosoves,
Mbroni Kosoven dhe popullin e saj sepse liideret e Kosoves mund te bejne me nje firme ne paqe te humbin ate qe populli i Kosoves ne bashkepunim nderkombetar e fitoi me lufte e sakrifica.
Shkelqesi ambasadore,
Ju lutem lidhni aleance ne qytetaret e Kosoves qe t’u kujtoni publikisht se Kosova e lire dhe e pavarur eshte veper e perbashket e popullit te Kosoves dhe miqve te saj te medhenj Amerikane dhe Evropiane si dhe i mbeshtetjes se 113 shteteve ane e mbane botes.
Populli i shqiptar beson dhe pret nga ju, te nderuar ambasadore te punoni per Shtetin e Kosoves, per ruajtjen e i integritetit territorial te saj, per qendrueshmerine dhe kohezionin e popullsise, per ushtrimin e sovranitetit legjitim ne respekt te Kushtetutes dhe te te drejtes nderkombetare si dhe per hyrjen ne marredhenie nderkombetare dhe zgjerimin e njohjes nderkombetare te saj.
Nga Facebook


Leave a Reply