Një makinë bombë që shpërtheu afër një autobusi në Turqin qendrore la pas vetës të paktën 13 ushtarë të vrarë dhe 48 të plagosur. Shpërthimi që ndodhi në qytetin Kayseri shkatërroi autobusin me të cilin po udhëtonin ushtarët. Sulmi ndodhi në afërsi të një universiteti.
Autoritetet thanë se makina e mbushur e eksploziv, shpërtheu derisa autobusi po kalonte pranë saj.
Zëvendës kryeministri, Veysi Kaynak, tha se sulmi ishte i ngjashëm me atë që u krye para një jave nga një grup i afërt me Partinë Punëtore Kurde, PKK.
Dy bomba që shpërthyen afër një stadiumi të futbollit në Stamboll, lanë pas vetes 44 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply