Princesha shqiptare Elia Zaharia Zogu dhe familja e saj jua kanë vjedhur sonte këngëtarëve skenën e festivalit “kënga Magjike, që po mban natën e dytë finale të tij.
Elia, e cila është përzgjedhur si prezantuesja shoqëruese e moderatorit Ardit Gjebrea, kishte paralajmëruar se nuk kishte ardhur për të performuar vetëm si prezantuese. Ndërkohë që sot një surprizë e kishte paralajmëruar edhe i vëllai i saj, Amos Zaharia, shkruan Syri.net.
Por se për çfarë bëhej fjalë e kemi mësuar vetëm në mbrëmjen e sotme të “Kënga magjike, ku në skenë është ngjitur në fillim Elia, më pas i vëllai Amos dhe si qershia mbi tortë erdhi edhe mamaja e tyre, aktorja e famshme Yllka Mujo, të tre për të kënduar këngën himn shqiptare të Vaçe Zelës “Moj e bukura Shqipëri”.
Performanca e tyre ishte vërtetë surprizë dhe ka rrëmbyer duartrokitjet e gjithë publikut të pranishëm në sallën e “Pallatit të Kongreseve”. Gjithccka mund ta shikoni në fotogalerinë e mëposhtme. /SYRI.net/
Leave a Reply