Por, derisa Franca është në krye të listës me vendet me konsumin më të madh të verës, Kosova në anën tjetër është vendi i fundit në listën e shteteve në Evropë për konsum vere. Qytetarët në Kosovë mesatarisht nuk pinë as një shishe verë brenda një viti.
Kështu, në mesatare i bije që kosovarët shpenzojnë rreth 60 cent për kokë banori gjatë një viti të tërë për të blerë verë, ndërsa në Francë kjo shumë arrin deri në 283 euro.
Në përgjithësi, bazuar në të dhënat nga bota, evropianët janë shpenzuesit më të mëdhenj për verë. Disa vende bëjnë përjashtim, siç është Estonia, Bjellorusia, Polonia, Ukraina, ku preferohet më shumë pije alkoolike të forta, siç është vodka. Në këto vende, mesatarisht shpenzimi për verë brenda një viti është më pak se 20 euro.
Por, krahasuar me një vend siç është Etiopia, Kosova shpenzon dukshëm më shumë. Etiopia është vendi ku konsumohet më së paku verë në botë, dhe shpenzimi mesatar për kokë banori nuk kalon 0,2 cent, transmeton insajder.
Burimi/Kosova – Info.com/


Leave a Reply