Presidenti, Hashim Thaçi, është takuar sot me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, për të diskutuar organizimin e zgjedhjeve në Drenas. Kurse ditëve të ardhshme Thaçi do t’i ftojë për konsultime edhe përfaqësuesit e subjekteve politike.
“Data e zgjedhjeve do të caktohet në përputhje me afatet ligjore dhe pas konsultimit me përfaqësuesit e subjekteve politike”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi, pas pranimit të njoftimit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për përfundimin e mandatit të Kryetarit të Drenasit, ka filluar konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
Ndërsa, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti, brenda afatit ligjor edhe KQZ-ja është e gatshme që teknikisht t’i organizojë zgjedhjet për kryetar në Drenas.
“Në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, këto ditë do t’i ftojë për konsultime edhe subjektet politike”, ka treguar presidenti Thaçi.
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës së Drenasit duhet të mbahen jo më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm të Drenasit
Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar gjithashtu edhe për fillimin e reformave zgjedhore”, thuhet më tej në komunikatën drejtuar mediave.
Burimi/lajmi.net/


Leave a Reply