Nga Anri Bala
Mbreti u martua, ai quhet Leka i dytë, sepse Leka i parë, sipas thashethemeve të këtij populli gojëligë, nuk ishte i biri Ahmetit, por një fëmijë befotrofi i marrë në ekzil, për të mbuluar vdekjen e Lekës së vërtetë, në moshën 1 mujore.
Tani Leka i dytë, me thënë të drejtën është biri i një jetimi të adoptuar. Por, edhe po të mos jetë kështu, kush ishte Zogu që fluturoi, Leka i parë që mashtroi, apo Leka i dytë që gëzoi?! Gëzoi të mirat e mbretërisë në vitin 2016, në Republikën e qafirëve të qorruar.
Edhe nëse do t’i u dukem shumë dallaveraxhi, këtë do e them, se nuk e mbaj dot për vete. Thonë se dhe Leka i Ahmetit nuk ishte shumë qejfli femrash, kjo dal nga vetë goja e truprojes së tij personale: një djalë trup gjatë, muskuloz dhe me ngjyrë.
Nejse, unë e vendosa, do të martohem, po fiks në pallatin mbretëror, se mbret jam, princ jam, jam çfarë të dua unë, sepse doni apo nuk doni ju, më keni zili apo jo, unë vetëshpallem!
Ja thjesht fare: Poshtë Republika! Rroftë Monarkia! Mbaroi, mbreti Anri Bala martohet në kasollen e tij, ku ka ftuar të gjithë princët, princeshat dhe mbretërit relike të gjithë Europës, sepse këto lloj aristokratësh me gjak blu, tashmë janë aq të “holluar”, sa kasollja do të ishte saraje.
Ju, do të thoni se nuk të njohin, po pse Lekën e Lekës së Zogut, që fluturoi në ditët më të zeza të Shqipërisë, kush e njihte…askush?! Tani, monarkia u rrëzua njëherë me refendum, por kjo nuk do të thotë se aristokracia me gjak të kuq flakë të mos gëzoi. Mbretëri me gjak blu, mbretëri me gjak të kuq, mbretëri me gjak kopili… doni apo nuk doni, janë mbretëri sepse i mbretëron paraja.
Këto janë mbreti dhe princat e vërtetë: Ish udhëheqësi “legjendë” i ngrehur e i pispillosur, “republikani” i republikës së menderosur, drejtuesi i dytë i shtetit me trup liliputi dhe princi “parveny” holandezo-shqiptarë.
Mbreti, i pakurorëzuar gjakëkuq, mori pjesë në farsën mondane të aristokratëve të vjetër, me të vetmin qëllim, për të treguar mbas shumë vuajtjesh, se mbreti i vërtetë është ai.
Është ai, që atë kopilin e befotrofit, që e pagëzuan Leka i dytë, e theu në mes, sapo filloi të cingëronte për marrje pushteti. Ndaj po i’a shpërblen, me respekt dhe dashuri, të birit dhe “princeshës” Elia, sepse Leka i parë i të parëve dhe i vetmi, u tregua burrë i bindur.
Humor i paparë… për monark. Sepse “monarqia”, ishte “monarqi”, si e imja sot a nesër… kur të martohem e vetëshpallem. As mos t’u shkoi ndërmend se do më ndaloni. Tani, nuk do më njihni për mbret, e kujt i plasi! Më njohin ata, të ftuarit e mi të madhërishëm, sulltan pa sulltanat, por me saraje sa edhe Sulejmani do i’u a kishte zili. Më njohin, sepse duan të më shtojnë në listën e tyre të miqve aristoktratë.
Ky i quajtur mbret, a princ, me orgjinë dhe gjak të përzier, a të zier në kazanin e rrobave të botës, nuk besoj se është më fisnik se unë. Ndaj jeni të ftuar të gjithë. E di që do vini, por ju… jo ata. Kush është ai që nuk vjen në gosti me lugë në brez.
Do gëzoheni e kënaqeni, duke e fyer dhe pshurrur Republikën, ashtu siç ka qejf çdo mbret e princ, i rrëzuar dhe i mbaruar. Ashtu, siç e pshurrën mbreti me princët e tij, me gjak të kuq e trëndafil, që akoma nuk janë rrëzuar, e që shpresojmë të rrëzohen dhe të mos ngrihen më!
“Love you” o “mbret republikan” dhe ju o princër! Edhe unë jam fisnik, sepse jam shqiptarë, me gjak shqiptari, por ju dua, se jeni aristokratët më të çuditshëm në botë, me mbretin ekzemplar në llojin e vet. Ndaj, nga dashuria, dua t’iu shoh në ferr, në mes të flakëve, duke bërtitur teksa nuk i’u dëgjon askush. Amin!
Burimi/shkodra.news/


Leave a Reply