Nënat kanë treguar në portalin Reddit disa nga dëshirat e tyre të çuditshme që kanë konsumuar në kohën kur kanë qenë shtatzënë. Krahas dëshirave të tyre të zakonshme që tregojnë nënat, si turshitë, limonët, ëmbëlsirat e të tjera; ka pasur edhe nga ato që kërkuan të hanin gjëra të çuditshme. Një nënë tregoi se ajo kërkoi të hajë bar, kur ishte në pritje të fëmijës.

Ndoshta kjo tingëllon si një gjë e pazakontë, por fenomeni në fjalë njihet si ‘pica’, -një dëshirë për të konsumuar substanca jo-ushqimore dhe kjo ndodh tek gratë që janë anemike gjatë shtatzënisë. Disa nëna të tjera, madje kanë shfaqur shenjat e një vampiri. Ato kanë kërkuar që të pinë gjak. Kjo ndodhu kur niveli i hekurit në gjak është shumë i ultë. “Kjo ndodhi kur isha duke parë Buffy dhe gjatë ditëve në vijim kishte një dëshirë për gjak”, rrëfeu nëna.

Dëshirat e përbashkëta të fenomenit ‘pica’ janë balta dhe argjila, por të tjerat mund të jenë edhe më të habitshme, si ajo që hëngri halla e një gruaje. “Halla ime hëngri letër higjienike kur ishte shtatzënë”, tregon ajo. Shumë nga këto dëshira duken si të pabesueshme, por një tjetër përdoruesi i Reddit, tregoi një dëshirë të pistë, e cila tha se ka ngrënë rërë për më shumë se një herë. Një tjetër nënë, shtoi se Donte të hante tonet që përdoren për të lyer sytë sepse shijonte aromën e tyre.

Madje listës së dëshirave, i shtohen edhe produkte të dëmshme për fëmijën. Një nënë ka kërkuar të pijë alkool, konkretisht xhin dëllinje dhe që më parë nuk e konsumonte alkoolin. “Unë e urrej alkoolin… dhe kur kërkova një gjë të tillë të gjithë u habiten me mua”, tha ajo.

Një tjetër shtatzënë që për shumë kohë kishte qenë vegane, tha se kishte një dëshirë të madhe për mish dhe se në çdo vakt ajo nuk e ndante biftekun. Të tjera dëshira të çuditshme përfshinin një grua që kishte zhytur turshitë në Nutella dhe kishte lyer bananen me një salcë që shërben për sanduiçët.
S. Muça
Burimi/Gazeta Shqip/


Leave a Reply