Një aksident i rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Linzë të Tiranës. Një makinë “Mercedes Benz” ka rënë nga një lartësi 20 metra dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, 24-vjeçari me inicialet A.S.
Në mjet nuk janë konstatuar pasagjerë. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Burimi/Gazeta Shqip/


Leave a Reply